Home / Lajme / Maqedoni / RDK:Kërkohet ndryshime rrënjësore në kodin zgjedhor

RDK:Kërkohet ndryshime rrënjësore në kodin zgjedhor

22 korrik-RDK thekson se financimi i partive politike të jetë i barabartë dhe parazgjedhorë, dhe të rritet cilësisht kontrolli i shpenzimeve zgjedhore nga paratë e pista dhe kjo të sanksionohet me pasoja serioze për subjektet shkelëse të shpenzimeve zgjedhore. RDK potencon se partitë politike duhet të prezentohen në mënyrë të barabartë para mediumeve, veçanarisht mediumeve publike, diçka që nuk ka ekzistuar deri më tani.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se kodi zgjedhor i vendit ka nevojë për ndryshime rrënjësore dhe sugjeron se grupi punues për ndryshimet në kodin zgjedhor duhet patur parasysh të gjitha rekomandimet që jepen në përmirësimin cilësorë të kodit zgjedhor në vend. Të gjitha këto kërkesa dhe rekomandime bazohen në analiza serioze të RDK-së, e që janë edhe pjesë përbërëse e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve si OSBE- ODIHR.
RDK rithekson se sëpari kërkohet pastrimi i listës zgjedhore që do të pamundësonte manipulimet e partive në pushtet me procesin zgjedhor, dhe do të krijonte kushte të barabarta të partive politike në garën zgjedhore që deri më tani ka qenë mollë sherri për shumë cikle zgjedhore ku bëhen manipulime me mbi 400.000 vota fiktive që vazhdojnë të figurojnë në listën zgjedhore.
Kontrolli i vet procesit zgjedhore dhe gjetja e mekanizmave për parandalimin e manipulimeve me procesin zgjedhor, ku pjesmarrëve në procesin zgjedhor do të ju mundësohet kontroll maksimal për eliminim e të gjithë dyshimeve të mundshme mbeten objektivi kryesor i RDK-së por besojmë edhe të gjitha subjekteve që janë të intresuar për normalitet dhe plotësim të standardeve demokratike ndërkombëtare.
RDK thekson se duhet ndryshuar edhe modelin zgjedhor, ku në vend të gjashtë njësive zgjedhore, jo të barabartë deri më tani, vendi të shëndrohet në një njësi zgjedhore me lista të hapura. Kjo do të kontribonte për demokratizimin e shoqërisë dhe partive politike dhe do të ishte shprehje më reale e koloritit politik dhe etnik që ka RM. Për RDK-në do të ishte i pranueshëm edhe sistemi i shumicës, me një ndarje proporcionale dhe objektive të njësive zgjedhore por kjo do të ishte në disfavor të përfaqësimit të komuniteteve më të vogla etnike në kuvendin republikan.
RDK propozon që organet zgjedhore të depolitizohen, duke zgjedhur si anëtar përfaqësues apratiak. Nëse kjo nuk mund të arrihet, atëherë KQZ, Komisioni komunal zgjedhor dhe këshillat zgjedhorë të përbëhen nga anëtarë të të gjithë subjekteve duke marrë për bazë rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale.
RDK gjithashtu sugjeron që vet procesi i votimit, sidomos identifikimi i votuesit, të realizohet nëpërmes teknologjisë së identifikimit të gishtrinjëve, ku do ti shmanget problemi i kahmotshëm i votimit të shumëfishtë që është realizuar deri më tani. RDK sugjeron që në të njëjtën kohë të bëhet edhe një pilot projekt i votimit elektronik, që rezultatet e votimit do të mund lirisht të krahasoheshin me votimin manual, për pranim sa më të madh të rezultateve zgjedhore nga të gjitha subjektet politike.
RDK propozon që partitë politike garuese në zgjedhje, nëse kanë dyshime për shkelje zgjedhore në vendvotime të caktuara, të kenë të drejtën e Kërkesës për hapjen e kutive dhe materialit zgjedhor (maksimum dy deri katër vendvotime) me automatizëm, pa debat dhe votim nga KQZ.
RDK thekson se financimi i partive politike të jetë i barabartë dhe parazgjedhorë, dhe të rritet cilësisht kontrolli i shpenzimeve zgjedhore nga paratë e pista dhe kjo të sanksionohet me pasoja serioze për subjektet shkelëse të shpenzimeve zgjedhore. RDK potencon se partitë politike duhet të prezentohen në mënyrë të barabartë para mediumeve, veçanarisht mediumeve publike, diçka që nuk ka ekzistuar deri më tani.
RDK mban qëndrim se mënyra aktuale e votimit të diasporës duhet anuluar menjëherë përshkak të diskriminimit të madh që i bëhet diasporës, dhe në të njëjtën kohë kjo mënyrë e votimit është në kundërshtim më kushtetutën e vendit ku zgjedhja e deputetëve nuk është e barabartë me votat që kërkohen për deputet në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *