Home / Lajme / Maqedoni / Reagon PDSH-ja:Ja kush janë RDK-ja dhe BESA

Reagon PDSH-ja:Ja kush janë RDK-ja dhe BESA

Tetovë, 07 Korrik – Edhe një herë u vërtetua se ju nuk jeni opozitë shqiptare por opozitë e projektuar në kuzhinat antishqiptare të partive maqedonase. Kështu si ju, skena politike shqiptare në Maqedoni nga viti 1996 e këndej, ka pare me dhjetëra “parti” dhe të gjitha kanë përfunduar atje, ku shumë shpejtë do ta shihni veten edhe ju, në theqafje!

Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ndaj refuzimit të Lëvizjes Besa dhe RDK-së për bashkëpunim. Ja Reagimi i plotë i Luan Tresit, zëdhënës i PDSH-së.

“Oferta për bashkëpunim” nga ana e Kryetarit tonë ishte me të vetmin qëllim, zbulimin e fytyrës së vërtetë të atyre që sot reaguan! BESË-s (Aseb-alepo Siri)dhe RDK-së DR-Mr(Strumica Makedonija).

Edhe një herë u vërtetua se ju nuk jeni opozitë shqiptare por opozitë e projektuar në kuzhinat antishqiptare të partive maqedonase. Kështu si ju, skena politike shqiptare në Maqedoni nga viti 1996 e këndej, ka pare me dhjetëra “parti” dhe të gjithë kanë përfunduar atje, ku shumë shpejtë do ta shihni veten edhe ju, në theqafje!

Agjendat e huaja nuk kanë mundur dhe nuk do të munden asnjëherë të triumfojnë mbi rezistencën shqiptare që është PDSH-ja”, thuhet në reagimin PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *