Home / Lajme / Rajon / Referendumi në Greqi: Emigrantët shqiptarë përgatisin valixhet

Referendumi në Greqi: Emigrantët shqiptarë përgatisin valixhet

5 korrik-Kriza në vend do i linte ata pa punë, aq më tepër, kur shumë prej emigrantëve ende nuk kanë marrë paratë nga pronarët e tyre, që kur bankat vendosën kufizim në tërheqjen e parave

Emigrantët shqiptarë e lidhin veten dhe qëndrimin e tyre në Greqi, me fatin e Greqisë. Shumë pikëpyetje janë ngritur tani edhe në Shqipëri, e cila pavarësisht se ishte në dijeni të krizës, nuk ka një strategji për të pritur në atdhe emigrantët. Analisti për Ballkanin që jeton dhe vepron në Athinë, Robert Goro thotë se emigrantët shqiptarë nuk duan që Greqia të dalë nga Zona Euro. Kriza në vend do i linte ata pa punë, aq më tepër, kur shumë prej emigrantëve ende nuk kanë marrë paratë nga pronarët e tyre, që kur bankat vendosën kufizim në tërheqjen e parave

“Për emigrantët shqiptarë do të ketë një pasojë më tepër dalja e Greqisë nga Eurozona dhe kjo për faktin se vetë grekët, vendasit si do që të jetë puna kanë një ekonomi të tyre, kanë ku të mbështeten, kurse emigrantët shqiptarë përveç forcës së krahut nuk kanë asgjë tjetër, pavarësisht se ka një numër shqiptarësh që mund të kenë blerë shtëpi në Greqi apo kanë krijuar biznese të tyre por gjithsesi një dalje e Greqisë nga eurozona detyrimisht do të bënte që të largoheshin nga vendi edhe shumë emigrantë shqiptarë të cilët në kushte të një kolapsi edhe më të madh ekonomik kuptohet se do të mbeteshin pa punë,” shprehet Robert Goro, analistë për Ballkanin dhe ish korrespodent i BBC nga Athina.

Ndërkohë Denion Ndrenika analist nga Tirana, nuk beson se imigrantët shqiptar që jetojnë në Greqi do të kthehen në Shqipëri, pasi shumica e tyre tani mund të përdorin dokumentacionin, dhe të zgjedhin ndonjë vend tjetër të BE-së për punë.

“Në fakt, e shoh në dy plane: plani i parë është ai që Greqia nëse i themi në gjuhën e popullit po i del për hundësh ajo që ka përfituar gjatë viteve të tëra në BE dhe madje duke mos arritur të shfrytëzojë dot të gjitha përfitimet e mundshme pas Samitit të Selanikut. Plani i dytë është ai që lidhet drejtpërdrejt me interesat e shqiptarëve dhe nuk po flas këtu për shqiptarët etnik në Greqinë e Veriut apo Shqipërinë e Jugut, për ata që janë tashmë në asimilim e sipër. Pse e them këtë, pikërisht tek këta njerëz që kanë vite të tëra që investojnë atje, qoftë edhe si imigrantë nuk është mundur që të kemi një ringjallje të një ndjenje të mirë për të punuar bashkërisht,” deklaroi Denion Ndrenika, shef i gazetës “Illyria” në SHBA.

Autoritet në Shqipëri, të cituar në një shkrim të “Financial Times”, pranuan se nuk kanë një strategji në rast të fluksit të madh të emigrantëve në atdhe. Megjithatë, kriza financiare në Greqi, do e prekte fuqishëm edhe tregun dhe ekonominë e Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *