Home / Lajme / Maqedoni / Rexhepi: Në fytyrat e besimtarëve myslimanë, duhet të shndrisë gëzimi

Rexhepi: Në fytyrat e besimtarëve myslimanë, duhet të shndrisë gëzimi

16 korrik-Rexhepi informoi se manifestimi qendror i Fitër Bajramit do të organizohet në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Në orën 4:46 të mëngjesit do të falet namazi i sabahut, kurse namazi i Bajramit do të falet në ora 06.00.

Besimtarët mysliman përmbyllin sonte muajin e shenjtë të Ramazanit. Iftari i sotëm është i 29-ti me radhë dhe paralajmëron Festën e madhe të Fitër Bajramit. Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi gjatë mesazhit të tij me këtë rast tha se nesër në fytyrat e të gjithë besimtarëve myslimanë kudo që gjenden në botë, duhet të shndrisë gëzimi.

“Pa dyshim në thellësitë e zemrave tona do të ndjejmë një keqardhje për mbarimin e këtij muaji të bekuar pasi u mësuam me ibadetet, ndjeheshim shumë mirë pranë krijuesit tonë, u mishëruam me të gjitha vlerat shpirtërore duke sfiduar të ligën dhe të keqen, duke u përmbushur me devotshmëri. Kjo është ajo ndjenjë që i duhet çdo myslimani. Sot e përjetë kjo arrihet duke hequr dorë nga veset e këqija, nga praktikat e djallëzuara, duke hequr dorë nga përgojimet, nga përgjimet, nga shpifjet, nga përçarja dhe spekulimet e ndryshme”, deklaroi Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.

Rexhepi informoi se manifestimi qendror i Fitër Bajramit do të organizohet në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Në orën 4:46 të mëngjesit do të falet namazi i sabahut, kurse namazi i Bajramit do të falet në ora 06.00.

“Besimtarë të dashur të gjithë do të rendni nëpër shtëpitë e juaja për të shprehur gëzimet dhe uratat tek familja, tek të afërmit, tek të dashurit e juaj. Ndajeni sofrën tuaj të begatë me ata që nuk kanë, me fqinjët tuaj, shprehni mëshirë, afërsi dhe respekt për njëri tjetrin. E lus Allahun fuqiplotë që t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha ibadetet e muajit të bekuar të Ramazanit”, deklaroi Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.

Nesër në nder të Fitër Bajramit për dallim nga vitet e kaluara nën përkujdesjen e kreut të BFI-së do të organizohet edhe manifestimi “Bakllavaja e Bajramit” i cili do të mbahet në Aleksandër Palas. Nga BFI-ja njoftojnë se prej orës 15:00 deri në orën 16:00 do të priten liderët e partive politike në vend si dhe të gjithë të tjerët që do të vendosin të marrin pjesë në këtë manifestim.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *