Home / Lajme / Rajon / Rrëfimi i tri shoqeve të 20-vjeçares që mbyti veten

Rrëfimi i tri shoqeve të 20-vjeçares që mbyti veten

16 korrik-
Atyre u është treguar edhe letra e lamtumirës që 20­vjeçarja kishte lënë para vetëvrasjes dhe ato kanë identifikuar shkrimin si të sajin, pa ngjallur dyshime se mund ta kishte shkruar dikush tjetër.

Hetuesit që kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të motiveve të vetëvrasjes së studentes 20-­vjeçare, thonë se çelësi është vajza me emrin “Xhoi”, e cila ende nuk është identifikuar. Kjo vajzë ka mbetur mister pasi as shoqet e viktimës, me të cilat ajo ndante shtëpinë në Tiranë, nuk e njihnin dhe as nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë emrin e saj, shkruan sot gazeta Panorama.

Tri vajzat, bashkëmoshatare të Ida Xherahut, po ashtu studente tek Inxhinieria e Ndërtimit, janë shoqëruar dje për t’u marrë në pyetje nga grupi hetimor. Megjithatë, nga dëshmia e tyre nuk është zbuluar asgjë në lidhje me identitetin e vajzës, që duket se është bërë shkak për vetëvrasjen e studentes.

Burime nga Policia thanë se asnjëra prej tri vajzave të pyetura nuk kishte dijeni për lidhjen, apo dashurinë e fshehtë të shoqes së tyre për një femër tjetër. Madje, ato kanë pohuar para oficerëve të Policisë se Ida u kishte folur asaj për një lidhje që kishte me një djalë, të cilin nuk e kishin takuar asnjëherë.

Vajzat kanë deklaruar se shoqja e tyre ishte shumë e qetë, e dashur dhe që nuk u kishte lënë asnjëherë të dyshonin se ajo mund të kryente një veprim të tillë.

Tri studentet që kanë ndarë për një vit qiranë e shtëpisë me vajzën që u vetëvra dje, janë thirrur veç e veç në Polici për të dëshmuar rreth ngjarjes. Burimet thanë se vajzat kanë qenë mjaft të tronditura nga ngjarja, që ato kanë shpjeguar se nuk e prisnin, pasi shoqja e tyre nuk i kishte bërë ndonjëherë të dyshojnë se mund të kryente një veprim të tillë.

Atyre u është treguar edhe letra e lamtumirës që 20­vjeçarja kishte lënë para vetëvrasjes dhe ato kanë identifikuar shkrimin si të sajin, pa ngjallur dyshime se mund ta kishte shkruar dikush tjetër.

Ndërsa emri “Xhoi” që përmendej në atë letër, nuk u thoshte asgjë, pasi shoqja e tyre nuk ua kishte përmendur asnjëherë. “Ne e dinim që ajo kishte një lidhje dashurie, por me një djalë. Nuk e kishim idenë që ajo mund të pëlqente femrat, të paktën jo në këtë formë”, janë shprehur vajzat.

Ndërsa kanë shtuar se pavarësisht se ajo u kishte thënë se dilte me një djalë, të cilin e kishte të dashur, asnjëherë nuk u kishte folur për të dhe nuk ua kishte thënë as emrin e tij. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *