Home / Lajme / Maqedoni / Rrihet nga persona të panjohur pronari i portalit Dokaz

Rrihet nga persona të panjohur pronari i portalit Dokaz

21 korrik-Portali “Dokaz” ishte kritik ndaj pushteti aktual, sidomos kundër VMRO-DPMNE. Ditë më parë u rrah gazetari Sasho Politiko nga ana e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Peshevski. Gazetarët kohëve të fundit janë në shënjestër të sulmeve të grupeve të panjohura dhe se deri tani nuk janë zbuluar asnjë nga dhunuesit.

Mbrëmë në Shkup është rrahur, në mënyrë brutale, pronari i portalit të pavarur “Dokaz”, Marjan Stamenovski.

Ai është rrahur në hyrjen e banesës ku jeton, kur persona të panjohur e kanë pritur dhe e kanë rrahur brutalisht pesë persona me shufra hekuri. Një autoambulancë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka dërguar gazetarin në drejtim të spitalit.

Portali “Dokaz” ishte kritik ndaj pushteti aktual, sidomos kundër VMRO-DPMNE. Ditë më parë u rrah gazetari Sasho Politiko nga ana e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Peshevski. Gazetarët kohëve të fundit janë në shënjestër të sulmeve të grupeve të panjohura dhe se deri tani nuk janë zbuluar asnjë nga dhunuesit.
Edhe përkundër faktit që vetë gazetari Stemenkovski për sulmin ndaj tij fajson zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, kjo e fundit për sulmet e fundit fizike përfshirë edhe rastin e fundit, akuzon LSDM-në opozitare. Partia e kryeministrit Nikolla Gruevski përmes një kumtese me shkrim dënon sulmin ndaj gazetarit Stemenovski.

“Fatkeqësisht, përveç se në këtë sulm ndaj gazetarit Marjan Stamenkovski, LSDM asnjëherë nuk lëshoi asnjë kumtesë me të cilën do të duhej të dënojë sulmet ndaj gazetarëve. Përkundrazi, i gjithë opinion e pa se një pjesë e sulmeve ndaj gazetarëve u kryen pikërisht nga aktivist të LSDM-së dhe Sorosit, lider të partnerit të koalicionit të LSDM-së dhe kushëriri i Radmilla Sheqerinskës”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM-ja opozitare akuzuan VMRO-DPMNE-së si nxitëse të dhunës ndaj gazetarëve në Maqedoni. Ata e quajtën skandaloz qëndrimin e mëtejmë në Qeveri të zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski. Kumtesën e fundit të VMRO-së për sulmin e mëparshëm ndaj gazetarit Sasho Politiko, LSDM e vlerësoi si motivuese për sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Stamenkovski.

“Theksojmë se ajo që VMRO-DPMNE përmes një njoftimi zyrtarë porosit se do të përfundojnë si gazetari Ivanovski, se të gjithë ata që me pyetjet e tyre shqetësojnë kryeministrin dhe funksionarët e VMRO-DPMNE-së, motivon dhe stimulon dhunën. Siç e dini me plagë në kokë nga shufrat tanimë përfundoi kryetari i këshillit komunal të LSDM në Qendër. U dogjën automobilat e disa mbështetësve të LSDM-së në incidente ku njëri prej tyre edhe vdiq nga sulmi në zemër. Të mos flasim për vendosjen e kurorës me lule para derës së gazetarit të portalit NOVA dhe sulmet ndaj aktivistëve të sektorit civil të cilët I kritikojnë politikat absurd të pushtetit”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Shilegov siguroi se shumë shpejt, kryeministri Nikolla Gruevski dhe të gjithë ata që mbrojnë dhe fshehin sulmuesit, do të përgjigjen para drejtësisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *