Home / Lajme / Rajon / Sarandë, 42-vjeçari vritet pas një sherri me kosovarët?

Sarandë, 42-vjeçari vritet pas një sherri me kosovarët?

10 korrik-Nga të dhënat e para policia ka dyshime që vrasja ka të bëjë me larje hesapesh, por gjithashtu nuk përjashtohet pista e një konflikti banal mes Mehmetit dhe autorëve të vrasjes që mendohet se janë më shumë se një, transmeton mapo.al.

Një 42-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para pas mesnate në qytetin e Sarandës.

Viktima, Edmond Mehmeti, u qëllua në vendin e quajtur Rruga e Turizëm-Kanali i Cukës.

42-vjeçari është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar brenda në automjetin e tij.

Nga të dhënat e para policia ka dyshime që vrasja ka të bëjë me larje hesapesh, por gjithashtu nuk përjashtohet pista e një konflikti banal mes Mehmetit dhe autorëve të vrasjes që mendohet se janë më shumë se një, transmeton mapo.al.

News24 raporton se Mehmeti ka pasur një konflikt banal me disa kosovarë. Ata janë të dyshuarit kryesorë të këtij krimi.

Edmond Mehmeti, 42-vjeçari, kishte në pronësi një auto-larje në qytetin e Sarandës. Policia e qytetit bregdetar ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *