Home / Lajme / Maqedoni / Selia e VMRO-DPMNE pa leje

Selia e VMRO-DPMNE pa leje

5 korrik-
Dyshimet janë edhe për ndërmarrjen AD Beton e cila ka kryer punimet, e cila nuk ka mundur të dorëzojë raportin e organit mbikqyrës. Gjithashtu janë konstatuar si të paligjshme disa ndërtime shtesë në objekt.

Inspektorati i komunës Qendër sot ka ndërhyrë në selinë e re të partisë në pushtet VMRO-DPMNE. Pas kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve, është konstatuar se objekti i ri i ndërtuar në stilin barok nuk ka leje.

Inspektorati ka konstatuar në vendin e ngjarjes se investitori i objektit ka vënë në funksion një pjesë të objektit, edhe pse nuk janë plotësuar parakushtet ligjore.

Dyshimet janë edhe për ndërmarrjen AD Beton e cila ka kryer punimet, e cila nuk ka mundur të dorëzojë raportin e organit mbikqyrës. Gjithashtu janë konstatuar si të paligjshme disa ndërtime shtesë në objekt.

Investitori, pra VMRO-DPMNE nuk ka të drejtë ligjore për zgjerimin e këtij ndërtimi në pjesën e tokës që është në pronësi të Maqedonisë.

Komuna Qendër që udhëhiqet nga opozita maqedonase, gjegjësisht Andrej Zhernovski i Partisë Liberal Demokrate (PLD) ka paralajmëruar se të hënën do të vazhdojë mbikqyrjen e ndërtimit të selisë së VMRO-DPMNE.

Opozita ka akuzuar se për ndërtimin e selisë së re të VMRO-DPMNE janë harxhuar rreth 30 milionë euro. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *