Home / Lajme / Rajon / Serbia thotë se në Kosovë mund të ketë kampe për trajnimin e ushtarëve të ISIS

Serbia thotë se në Kosovë mund të ketë kampe për trajnimin e ushtarëve të ISIS

29 korrik-Ai ka shtuar se në Serbi nuk ka kampe për ushtrimin e luftëtarëve të ISIS, por nuk përjashtohet mundësia që qendra për rekrutim të ketë rreh e rreth saj, para së gjithash në Kosovë e Bosnjë e Hercegovinë.

Beogradi zyrtar ka shfaqur drojën se në Kosovë mund të ketë kampe për trajnimin e pjesëtarëve të ISIS.

Këtë për gazetën”Blic” të Beogradit e ka deklaruar kryetari i Këshillit për Mbrojte e Siguri të Kuvendit të Serbisë, Momir Stojanoviq.

Shërbimet serbe të Sigurisë po përcjellin me vëmendje hapat e të gjithë atyre për të cilët se janë të lidhur me dihet organizatën terroriste, e të tillë janë dhjetëra në rajonin e Limit dhe të Rashkës.

”Të gjitha kontaktet e tyre si deh çdo lëvizje është nën mbikëqyrje shërbimeve të Sigurisë”, ka thënë ai duke shtuar se një aspekt krejtësisht i ri i kërcënimit, transmeton Koha.net është prania potenciale e luftëtarëve të ISIS në mesin e emigrantëve të cilët me numër 1,000 deri në 1.500 çdo ditë kalojnë kufirin e Serbisë.

”Njerëzit që i udhëheqin më vete kanë deri në 10 mijë dollarë. Bëhet pyetje prej nga vijnë këto para, kush i paguan ata”’, thotë Stojanoviq dhe shton se rreth 2- 3 milionë refugjatë presin në Turqi për t’u transferuar në Evropë dhe se duhet pasur kujdes për këtë.

Në Serbi aktualisht janë rreth 67.000 emigrantë dhe nuk duhet përjashtuar mundësinë që në mesin e tyre të ketë futur edhe luftëtarë të ISIS-it.

Ai ka shtuar se në Serbi nuk ka kampe për ushtrimin e luftëtarëve të ISIS, por nuk përjashtohet mundësia që qendra për rekrutim të ketë rreh e rreth saj, para së gjithash në Kosovë e Bosnjë e Hercegovinë.

“E dimë se në luftën në Siri kanë shkuar 37 shtetas të Serbisë. 7 janë vrarë. Nga Kosova ndërkaq kanë shkuar rreth 300 sish”, thotë Stojanoviq.

ISIS, sipas tij, paraqet rrezik për Serbinë për qa sa vlerësohet nga ata që kontrollojnë këta ekstremistë.

“E, ekzistojnë edhe shënime kundërthënëses, ndër të tjera se ISIS disa shteteve të Perëndimit ua shet naftën 20 dollarë për fuçi”, thotë Stojanoviq

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *