Home / Lajme / Maqedoni / Sezoni veror, ndalesë për mjetet e rënda transportuese në aksin Gostivar – Ohër

Sezoni veror, ndalesë për mjetet e rënda transportuese në aksin Gostivar – Ohër

5 korrik-Ndalesa do të vlejë prej 1 korrikut deri në fund të muajit gusht, ndërsa me këtë mjetet e rënda transportuese mbi 7,5 ton nuk lejohen të lëvizin në intervalin kohor prej orës 15.00 deri në 24.00 çdo të premte dhe prej orës 7.00 deri në 24.00, çdo të shtune dhe të diele.

Si çdo verë edhe gjatë kësaj periudhe verore është vendosur regjim i posaçëm i lëvizjes së mjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar – Ohër.

Sipas një vendimi të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në këtë aks rrugor do të ketë ndalesë kohore për lëvizjen e të gjitha mjeteve të rënda transportuese, për shkak të sezonit turistik dhe fluksit të makinave të turistëve vendor dhe të huaj.

Ndalesa do të vlejë prej 1 korrikut deri në fund të muajit gusht, ndërsa me këtë mjetet e rënda transportuese mbi 7,5 ton nuk lejohen të lëvizin në intervalin kohor prej orës 15.00 deri në 24.00 çdo të premte dhe prej orës 7.00 deri në 24.00, çdo të shtune dhe të diele.

MPB ka bërë të ditur se për respektimin e kësaj rregullore janë vendosur tabela informuese, por do të jenë në terren edhe ekipe policore të komunikacionit për të informuar transportuesit.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *