Home / Lajme / Maqedoni / Shehabi në konflikt interesi, edhe sekretar shtetëror edhe kryetar i “El Hilall”

Shehabi në konflikt interesi, edhe sekretar shtetëror edhe kryetar i “El Hilall”

6 korrik-Shehabi të njejtën gjë e ka bërë edhe derisa ishte deputet i Parlamentit. Ai së fundi duke qenë edhe si sekretar shteti, ka shpërndarë ndihma dhe aktivitete tjera në emër të organizatës humanitare “El Hilal”.

Behixhudin Shehabi është fund e krye në konflikt interesi. Ai tani po kryen dy funksione publike, edhe kryetar tradicional i Shoqatës Humanitare “El Hilal”, por edhe sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës në Maqedoni.

Shehabi urgjentisht duhet të lë njërin nga postet, për shkak se është i futur në konflikt interesi. Agjencia e lajmeve INA do të kërkojë nga Komisioni Antikorrupsion që të pastrojë sa më parë këtë çështje që ka të bëjë me konflikt interesi.

Shehabi të njejtën gjë e ka bërë edhe derisa ishte deputet i Parlamentit. Ai së fundi duke qenë edhe si sekretar shteti, ka shpërndarë ndihma dhe aktivitete tjera në emër të organizatës humanitare “El Hilal”. (INA)

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *