Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet përvjetori i vdekjes heroike të dëshmorëve të Brigadës 116 të UÇK-së

Shënohet përvjetori i vdekjes heroike të dëshmorëve të Brigadës 116 të UÇK-së

Gostivar, me 29 Korrik -I pranishëm në ceremoninë e homazheve të dëshmorëve të vitit 2002 nga regjioni i Gostivarit, ishte edhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Fazli Veliu.

Me rastin e 14 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Tahir Sinanit, komandant i brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bashkëluftëtarëve të tij, Naser Ademi, Isë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi, delegacione nga Komuna e Gostivarit dhe Vrapçishtit, si dhe Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, bënë homazhe te varret e dëshmorëve të regjionit të Gostivarit, Isë Fazliu dhe Naser Ademi.

I pranishëm në ceremoninë e homazheve të dëshmorëve të vitit 2002 nga regjioni i Gostivarit, ishte edhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Fazli Veliu.

“Këtu filluam homazhet tek vari i Isë Fazliu, luftëtarit më të ri nën emblemën e UÇK-së, mandej Naser Ademit i cili ishte jashtëzakonisht i përgatitur për sfidat e luftës. Ato u bënë bashkë në fronte me Hirë Emini dhe Brahim Ademin e Kosovës dhe me komandantin Tahir Sinani nga Shqipëria. U bashkuan ushtarët nga trojet shqiptare me idealin dhe përkushtimin për lirinë e trojeve shqiptare”, tha mes tjerash kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Fazli Veliu.

Në prononcimin për mediat kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta theksoi se gjithmonë të përkujtojmë dhe përkulemi ndaj jetës dhe veprës së tyre heroike.

“Ne si drejtues të Komunës së Gostivarit dhe Vrapçishtit, çdo vit përkujtojmë dëshmorët e kombit nga regjioni i Gostivarit, të cilët flijuan jetën për të mbrojtur interesat e kombit shqiptar. Çdo here e them se duhet të nderojmë prindërit që lejnë pasardhës dhe dëshmorët të cilët dhanë gjithçka nga vetja për një ardhmëri më të mirë për kombin dhe atdheut tonë. Sot është data 29 Korrik, datë ku ranë dëshmorë komandanti Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarët e tij Naser Ademi, Isë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi. Sa të jete jeta ne do të përkujtojmë dhe përkulemi ndaj jetës dhe veprës së tyre heroike. Punë e jona dhe gjeneratave që vijnë mbetet realizimi deri në fund i amanetit të tyre, deklaroi mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajrami Kadrija mes tjerash potencoi që 29 Korriku i vitit 2002 ishte një ditë e hidhur për ushtarët e brigadës 116, të cilën deri në momentet e vdekjes e drejtona komandanti legjendar i brigadës së Gostivarit, Tahir Sinani.

“Sot jemi në përkujtim të datës më të hidhur për brigadën 116 “Tahir Sinani”. Në këtë datë na u ndanë nga jeta pesë luftëtarët, shokët dhe djemtë më të mirë të kombit me në krye komandantin Tahir Sinani. Në çdo moment dhe në çdo rast, ushtarët e brigadës së Gostivarit ndodhemi këtu për të përkujtuar dhe për tu përkulur ndaj jetës dhe veprës heroike të tyre”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajrami Kadrija.

Më 29 Korrik të vitit 2002, në Tanushë të Gostivarit aksidentalisht humbën jetën dëshmorët e brigadës 116, Tahir Sinani, Naser Ademi, Isë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *