Home / Lajme / Maqedoni / Shkarkohet drejtori shqiptar në DAP-in e Tetovës, emërohet maqedonas!

Shkarkohet drejtori shqiptar në DAP-in e Tetovës, emërohet maqedonas!

1 korrik-Kjo ka shkaktuar revoltë te qytetarët e Tetovës. Armend Fazliu, i punësuar në kabinetin e kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, madje e ka quajtur blasfemi këtë vendim.

Për shkaqe të panjohura sot është shkarkuar drejtori i Drejtorisë për të Ardhurat Publike (DAP) në Tetovë dhe në vend të tij është emëruar një drejtor joshqiptar. Kjo ka shkaktuar revoltë te qytetarët e Tetovës. Armend Fazliu, i punësuar në kabinetin e kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, madje e ka quajtur blasfemi këtë vendim.

“Sot në DAP (drejtorinë e të hyrave publike rajonale-Tetovë) drejtor më nuk është një shqiptarë. Është një maqedonas. Shef i inspekcionit të të hyrave publike njësia rajonale Tetovë nuk është më kuadri nga Tetova por nga Shkupi, blasfemi e dorës pare”, ka shkruar Fazliu në facebook, duke reaguar me revoltë ndaj këtij vendimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *