Home / Sport / Shkendija barazon me Aberdeen

Shkendija barazon me Aberdeen

03 Korrik – Përkundër dominimit të plotë të takimit, skuadra shqiptare gjashtë minuta para përfundimit të takimit barazoi rezultatin me golin e realizuar nga Kirovski

Skuadra skoceze e Aberdeenit ka siguruar një barazim të artë në stadiumin Filipi II, që dominoi tërë takimin që u zhvillua për kualifikim në Europa League.

Përkundër dominimit të plotë të takimit, skuadra shqiptare gjashtë minuta para përfundimit të takimit barazoi rezultatin me golin e realizuar nga Kirovski, i cili realizoi dhjetë sekonda pasi hyri në fushë si zëvendësues.

Golin për Aberdeenin e realizoi McGinn në minutën e 79-të. Pas pësimit të golit, Shkëndija u hodh në aksion dhe pas barazimit kërkonte edhe fitoren, por në fund skuadra skoceze u mbrojt mirë nga sulmet e ekipit shqiptar.

Takimi kthyes zhvillohet pas një jave në Aberdeen.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *