Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla e mesme në Studeniçan, komuna siguron tokën ndërtimore

Shkolla e mesme në Studeniçan, komuna siguron tokën ndërtimore

30 korrik-“Deri tani kemi pasur shum takime ku e kemi diskutuar këtë projekt që për neve është i rëndësisë jetike dhe bashkërishtë kemi ardhur në përfundim se do ta kemi përkrahjen nga ana e tyre me kushtë që ne si komunë të sigurojmë vendin dhe projektin”, informojnë nga Komuna e Studeniçanit.

Me propozim të kryetarit të Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki, Këshilli komunal të enjten ka sjell një vendim të rëndësishëm, jetik dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Komunës së Studeniçanit. Komuna ka blerë tokë me sipërfaqe prej 5000 m2 për nevojë të ndërtimit të shkollës së mesme.
“Komuna duhet të paguaj për këtë tokë 45.000,00 euro, shumë kjo që është për 3000 m2 kurse 2000 m2 tjera komuna i ka donacion falas nga pronari i tokës Shefket Idrizi qytetarë nga Studeniçani për të cilën gjë në emër të qytetarëve të Komunës së Studeniçanit e falënderojmë përzemërsishtë. Ky gjestë human është dhe do të mbetet si vepër dhe kontribut për realizimin e një pune që gjenerata me rradhë do të paisen me dituri, arsim dhe kulturë. Kështuqë komuna i ka gjithësejtë 5000 m2 tokë që i plotëson kushtet për ndërtimin e shkollës së mesme”, informon kryetari Sadiki.
Toka në fjalë gjindet në rrugën regjionale Studeniçan-Zelenikovë dhe është vend i përshtatëshëm që lidhë vendbanimet tjera të komunës tonë dhe vendbanimeve shqiptare nga komunat për rreth.
“Me këtë punë komuna jonë e bën hapin e parë për fillimin e realizimit të ëndrrës së kahmotëshme të qytetarëve tonë, dhe tani jemi duke punuar me tempo të përshpejtuar në punimin e projektit për shkollën e mesme”, thotë Sadiki.
Përndryshe Komuna e Studeniçanit për këtë projekt ka marr premtime të mëdha nga organizata TIKA nga Turqia.
“Deri tani kemi pasur shum takime ku e kemi diskutuar këtë projekt që për neve është i rëndësisë jetike dhe bashkërishtë kemi ardhur në përfundim se do ta kemi përkrahjen nga ana e tyre me kushtë që ne si komunë të sigurojmë vendin dhe projektin”, informojnë nga Komuna e Studeniçanit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *