Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi do të kërkojë ekstradimin e Osmanit të arrestuar nga Kosova

Shkupi do të kërkojë ekstradimin e Osmanit të arrestuar nga Kosova

8 korrik-Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, në mungesë të dyshuarit i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve. MPB sipas dispozitave ligjore do ta informojë Ministrisë e Drejtësisë të RM-së për fillimin e procedurës së ekstradimit.

Ministria e Punëve të Brendshme nga ana e shërbimeve policore kosovare ishte njoftuar se është arrestuar Sulejman Osmani (55) nga fshati Brezë, për të cilin MPB-ja kishte dhënë fletë arrest ndërkombëtar të lëshuar përmes Interpolit.

Ashtu siç kumtoi sot MPB-ja, “ai si anëtar i grupit kriminel-terrorist të eliminuar në aksionin policor të 9 majit të këtij viti në Kumanovë është i dyshuar për vepër penale terrorizëm”. Për të ekzistojnë dyshime se ka marrë pjesë edhe në sulmin në Aksionin policor në Goshincë në të cilin ishte marrë sasi më e madhe e armëve.

Sipas informatave nga Kosova, qëndron në kumtesë, ai është locuar nga njësia speciale policore në një shtëpi në fshat afër kufirit të Maqedonisë dhe Kosovës. Gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe marrë një pistoletë me municion.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, në mungesë të dyshuarit i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve. MPB sipas dispozitave ligjore do ta informojë Ministrisë e Drejtësisë të RM-së për fillimin e procedurës së ekstradimit.

S.O. ishte arrestuar pas aksionit në Lagjen e Trimave të Kumanovës, megjithatë arriti të ikë pas lëshimeve të bëra nga nëpunësit policorë në terren, në momentin kur e ka potencuar lokacionin në të cilin janë fshehur armët e grabitura nga SP Goshincë. Kundër nëpunësve policorë, të obliguar për sigurimin e tij nga ana e Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarte profesionale pranë MPB-së është filluar procedurë disiplinore për shkak të veprimit joprofesional të evidentuar.

Përndryshe, në fund të muajit prill të këtij viti, disa ditë pas sulmit ndaj stacionit policor për kontroll kufitar në Goshincë, në kontrollin e objekteve në fshatin Brezë, në pronësi të të dyshuarit ishin zbuluar dhe marrë armë. Ishte vërtetuar se armët e konfiskuara janë pjesë e armëve të marra gjatë sulmit në objektin policor.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *