Home / Lajme / Maqedoni / Shpallet Raporti i Stejt Departamentit për Tregti me Njerëz për vitin 2015

Shpallet Raporti i Stejt Departamentit për Tregti me Njerëz për vitin 2015

28 korrik-Inkurajojmë Maqedoninë që në vitet në vijim të rrisë përpjekjet kundër kësaj beteje me qëllim që të mbetet lider rajonal në luftën kundër tregtisë me njerëz. Shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë me Maqedoninë në këtë si dhe në fusha të tjera me rëndësi vitale për sundimin e ligjit”, thuhet në raportin e Stejt Departamentit

Me shpalljen e Raportit vjetor të Stejt Departamentit për tregti me njerëz, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Maqedoninë për arritjen e sërishme të statusit të nivelit më të lartë “Grupi 1”.

“Përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë në luftën kundër këtij krimi të tmerrshëm gjatë vitit të fundit përfshijnë përndjekjen dhe dënimin e zyrtarëve të policisë të përfshirë në tregti me njerëz, iniciativën për të identifikuar fëmijët viktima dhe paraqitja e tyre tek organizatat që sigurojnë ndihmë, si dhe rritjen domethënëse të shumës së shpenzuar për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave. Inkurajojmë Maqedoninë që në vitet në vijim të rrisë përpjekjet kundër kësaj beteje me qëllim që të mbetet lider rajonal në luftën kundër tregtisë me njerëz. Shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë me Maqedoninë në këtë si dhe në fusha të tjera me rëndësi vitale për sundimin e ligjit”, thuhet në raportin e Stejt Departamentit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *