Home / Lajme / Botë / Shpërthim në Suruç të Turqisë, 28 të vrarë

Shpërthim në Suruç të Turqisë, 28 të vrarë

20 korrik-Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor Suruç, në kufi me Sirinë, në momentin kur në qendrën Federata e Socialistëve të Rinj po zhvillohej një aktivitet e ku të pranishëm ishin rreth 300 vetë.

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në Turqi si pasojë e shpërthimit të një bombe në një qendër kulturore prë të rinjtë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor Suruç, në kufi me Sirinë, në momentin kur në qendrën Federata e Socialistëve të Rinj po zhvillohej një aktivitet e ku të pranishëm ishin rreth 300 vetë.

Sulmi me bombë dyshohet të jetë bërë nga një kamikaz. Suruç është shumë afër me qytetin Kobane të Sirisë dhe ka mirëpritur qindra refugjatë gjatë luftimeve të zhvilluara atje në muajt e fundit.

Kobane është kthyer në një fushë beteje mes militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve kurdë që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur ISIS pushtoi qytetin, duke detyruar shumicën e banorëve të largoheshin drejt Turqisë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *