Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët e rastit”Monstra” edhe këtë festë të Bajramit e kalojn në burg, larg familjes!

Shqiptarët e rastit”Monstra” edhe këtë festë të Bajramit e kalojn në burg, larg familjes!

18 Korrik – -Edhe këtë festë të Fitër Bajramit të burgosurit e pafajshëm shqiptar të rastit “Monstra” mbeten në burgjet e Maqedonisë për t’a kremtuar largë familjarëve

-Edhe këtë festë të Fitër Bajramit të burgosurit e pafajshëm shqiptar të rastit “Monstra” mbeten në burgjet e Maqedonisë për t’a kremtuar largë familjarëve më të dashur shkruan Zhurnal.

Po bëhen më shumë se 3 vite kur Gjykata Shkup 1 për shkak të vrasjes së pesfishtë të 5 maqedonasve në Liqenin e Smilkovcit në afërsi të Shkupit u shqiptoi dënimin maksimal 6 shqiptarëve të pafajshëm me burg të përjetshëm.

Ekspertët i adresojnë akuza të rënda pushetit dhe kryeministrit, Nikolla Gruevski lidhur me epilogun e rastit “Monstra”. Sipas tyre shqiptarët janë viktimë e proceseve të montuara dhe gjykimeve të padrejta. Sipas ekspertëve, qytetarët shqiptar me të drejtë protestojnë përpara gjykatave për të mallkuar siç thon ata, padrejtësitë që iu bëhen atyre vazhdimisht.

Ndryshe, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, që ndodhi pikërisht para më shumë se 3 viteve, gjashtë persona u dënuan me burg të përjashtëm. Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u shpallën fajtorë për vrasjen ndërkaq vepra e tyre ende pa marrë epilog gjyqësor u cilësua si terrorizëm islamik nga ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *