Home / Lajme / Maqedoni / Si po trajnohen Sokoli me shokë në burgje sipas familjarëve dhe gardianëve të burgut

Si po trajnohen Sokoli me shokë në burgje sipas familjarëve dhe gardianëve të burgut

12 korrik-Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve, në fazën e paraburgimit nuk ka asnjë lloj kompetence meqë sipas ligjit për ekzekutimin e sanksioneve neni 77 (paragrafi 4), Drejtoria mbikqyrë ekzekutimin e dënimit me burg dhe tretmanin e personave të burgosur dhe jo edhe të atyre që janë të parabugosur.

Kosovarët e arrestuar që gjenden në paraburgim në disa burgje të Maqedonisë nuk keqtrajtohen nga rrojet e burgut dhe personat e maskuar kështu bënë të ditur për Zhurnal një zyrtar i lartë i burgut në kushte anonimiteti.

“Gjendja shëndetësore është e mirë dhe të paraburgosurit kosovar nuk keqtrajtohen as në Manasatir dhe as në Prilep. Ushqimi ju sigurohet sipas rregullave. Në Manastir ka mjek cdo ditë nga ora 08.30-16.30 dhe ai sipas nevojës iu jep shërbimin shëndetësor të paraburgosurve. Nga dita e parë ju garantoj se në burgun e Manastirit as komandant Sokoli (Sami Ukshini), Ardijan Bujari dhe Shefqet Hallaqi nuk janë keqtrajtuar.

E vetmja vërejtje është se këta kanë të drejtën për të shëtitur sipas ligjit 2 orë në ditë, ndërsa tani ata, këtë të drejtë e kanë të kufizuar me 30 minuta në ditë. Këta të paraburgosur nuk kanë të drejtën të bashkohen dhe dalin në hapsirën e lirë të burgut një nga një”, ka deklaruar zyrtari i burgut në kushte anonimiteti.

Ndryshe të paraburgosurit kosovar janë të discipinuar dhe i rrespektojnë rregullat e burgut në Manastit dhe Prilep dhe nuk shkaktojne incidente të dhunshme.

Nga ana tjetër bashkëshortja e njërit nga të arrestuarit për Zhurnal deklaron se burri i saj tani nuk keqtratohet nga policia maqedonase. Sipas saj deklaratat e fundit në media për keqtrajtime janë të pabaza.

“ Unë e vizitoj bashkëshortin në burgun e Prilepit. Ai nuk më ka thënë se keqtrajtohet, tek e fundit askund nuk shohë plagë te trupi i tij. Është mirë që mediumet të mos spekuojnë. Kam respekt dhe falemenderoj ministrin e Drejtësisë, Adnan Jasharin dhe funksionarëve tjer shqiptar që na dalin në cdo kohë në ndihmë”, ka deklaruar për Zhurnal bashkëshortja e njërit nga të arrestuarit kosovar në kushte anonimiteti për shhkak të ndjeshmërisë së rastit dhe pasojave të mundshme nga dalja në opinion.

Sipas ligjit kush ka të drejtë të vizitoj të paraburgosurit

Jane publikuar informacione të ndryshme se kompetent është drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve, prokuroria, gjyqësia apo ministria e drejtesisë.

Në bazë të sistemit juridik të Republikës së Maqedonisë, kompetencat në lidhje me personat e burgosur dhe ata që gjenden në paraburgim janë të ndara në mes të gjykatësit për çështje paraprake, Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve.

Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca ligjore për vendosjen e të paraburgosurve dhe transferimin e tyre. Në bazë të nenit 180 të Ligjit për procedurë penale, organ kompetent për vendosjen e personave në paraburgim, dhënien e lejeve për vizitë të paraburgosurve dhe transferimin e të njejtëve është gjykatësi për çështje paraprake, i cili sipas nevojës jep të dhëna për të paraburgosurit në raport me gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e tyre.

Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve, në fazën e paraburgimit nuk ka asnjë lloj kompetence meqë sipas ligjit për ekzekutimin e sanksioneve neni 77 (paragrafi 4), Drejtoria mbikqyrë ekzekutimin e dënimit me burg dhe tretmanin e personave të burgosur dhe jo edhe të atyre që janë të parabugosur.

Nga ana tjetër në bazë të nenit 69 të ligjit për ekzekutimin e sanksioneve për kushtet e personave të dënuar dhe atyre të paraburgosur përkujdeset drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve.

Të paraburgosurit në bazë të nenit 178 të ligjit për procedurë penale kanë të drejtë që t’i vizitojnë këta persona dhe institucione:

Me leje të gjykatësit për procedurë paraprake, gjatë procedurës hetimore dhe me mbikëqyrje të tij apo nën mbikëqyrje të personit të cilin ai do ta caktojë, të paraburgosurin në bazë të nenit 178 të ligjit për procedurë penale kanë të drejtë që t’i vizitojnë këta persona dhe institucione: familjarë të afërt, e me kërkesë të tij – mjeku dhe persona tjerë, si dhe Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë;

Shefat e përfaqësive diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë me leje të gjykatësit të procedurës paraprake i cili e realizon procedurën hetimore, kanë të drejtë që ta vizitojnë edhe pa mbikëqyrje dhe të bisedojnë me personat e paraburgosur shtetas të shtetit të tyre. Leja për vizitë kërkohet nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë;

Përfaqësuesit e Komitetit Evropian për Preventivë nga Tortura apo Sjellja nënçmuese apo Ndëshkim të Këshillit Evropian, përfaqësuesit nga Nënkomiteti për Preventive nga Tortura dhe Lloji Tjetër i Sjelljes Jonjerëzore dhe Ndëshkimi në Komitetin për Pengimin e Torturës në Organizatën e Kombeve te Bashkuara si dhe Avokati i Popullit, kanë të drejtë që pa leje dhe pëlqim t’i vizitojnë dhe pa mbikëqyrje të bisedojnë me personat e paraburgosur;

Përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq kanë të drejtë që me leje të gjykatësit të procedurës paraprake, t’i vizitojnë dhe pa mbikëqyrje të bisedojnë me personat e paraburgosur;

Ministritë të Drejtësisë me ligj nuk i lejohet që të viziton të paraburgosurit

Në bazë të nenit 178 të ligjit për procedurë penale ligji ministri i drejtësisë nuk ka të drejtë ligjore për vizitë të paraburgosurve.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *