Home / Lajme / Rajon / Si torturuan për vdekje 13-vjeçarin, vrasësi i dy turistëve çekë

Si torturuan për vdekje 13-vjeçarin, vrasësi i dy turistëve çekë

5 korrik-Në gjykatën e shkallës së parë Besnik Kodra është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa vëllai i tij Edmond Kodraj me 11 vite burg dhe Sokol Mjacaj me 10 vite burg, për veprën penale te vrasjes në bashkëpunim, raporton Shqip.

Në shtator të 2010, Sokol Mjacaj është arrestuar nga Policia e Shkodrës për përfshirjen e tij në vrasjen e 13-vjeçarit, Agim Lera.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pjollë të komunës Shalë dhe në masakrimin e fëmijës ishin përfshirë edhe dy vëllezërit, Besnik dhe Edmond Kodra.

Në gjykatën e shkallës së parë Besnik Kodra është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa vëllai i tij Edmond Kodraj me 11 vite burg dhe Sokol Mjacaj me 10 vite burg, për veprën penale te vrasjes në bashkëpunim, raporton Shqip.

Çështja më pas i kaloi Gjykatës së Apelit, Shkodër.

Gjatë seancave në shkallën e parë Sokol Mjacaj ka qenë personi që ka dëshmuar në lidhje me vendndodhjen e trupit te pajetë të 13-vjeçarit në ujërat e lumit Shalë, pranë grykës së Ndërshejit.

Mjacaj gjithashtu ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si dy vëllezërit Kodra kanë kryer vrasjen makabër, duke torturuar dhe keqtrajtuar 13 vjeçarin Lera deri sa i kanë shkaktuar vdekjen.

Sipas Mjacajt, dy vëllezërit Kodra e kanë përplasur disa herë në gurë dhe në fund e kanë asfiksuar deri sa i mituri ka ndërruar jetë në mënyrën më çnjerëzore.

Ndërkohë, gjatë gjithë seancave gjyqësore Besnik dhe Edmond Kodra kanë mohuar akuzën e vrasjes, duke deklaruar se Mjacaj është duke i implikuar padrejtësisht në këtë krim të rëndë.

Nga ana tjetër Sokol Mjacaj gjatë seancave gjyqësore kishte ndryshuar mbi 7 herë dëshminë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Për përfshirjen e tij në vrasjen e 13-vjeçarit, i riu ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 5 vjet burg dhe doli vetëm përpara një muaji.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *