Home / Lajme / Rajon / “Šiptarska plaža” e ndaluar për shqiptarët

“Šiptarska plaža” e ndaluar për shqiptarët

5 korrik-Janë të vetmit në platenë e ndërtuar prej druri nga pronari serb, i cili ende nuk i ka finalizuar punimet përreth hapësirës, të cilën e ka ndërtuar edhe me ndihmën e donacioneve të huaja.

Koha e ndryshueshme ka bërë që plazhi të mos ketë shumë vizitorë. Shporta e mbushur me bërllok tregon se në vikend ka pasur më shumë të pranishëm në këtë plazh.

Dy turisë nga Franca, motër e vëlla, kanë zgjedhur të kalojnë një pasdite pranë “Plazhit të shqiptarëve”.

Edhe pse dielli është fshehur pas reve, ata nuk ngopen së shijuari bukuritë që ofron ky vend.

Janë të vetmit në platenë e ndërtuar prej druri nga pronari serb, i cili ende nuk i ka finalizuar punimet përreth hapësirës, të cilën e ka ndërtuar edhe me ndihmën e donacioneve të huaja.

“Sot në mëngjes ka rënë shi dhe nuk ka pasur shumë njerëz. Por gjatë vikendit kur kam ardhur këtu ka pasur shumë qytetarë, shumica prej të cilëve janë nga Mitrovica”, thotë Jozefi me prejardhje nga Franca, i cili jeton dhe punon në Roterdam të Holandës.

“Emri ‘Siptarska plaza’ i ka mbetur, sepse kur është shfrytëzuar para luftës ka pasur më shumë shqiptarë. Serbët kanë qenë më andej. Edhe sot vazhdon ta mbajë këtë emër”, ndërhyn duke buzëqeshur motra e Jozefit, e cila flet rrjedhshëm gjuhën shqipe.

Duke punuar në Kosovë, ajo ka mësuar shumë për historinë dhe atraksionet e këtij vendi.

Ndërkaq ka tre vjet e gjysmë që ajo organizon kurse të frëngjishtes për serbët në veri, projekt ky që financohet nga Ambasada franceze. /koha.net/

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *