Home / Lajme / Maqedoni / Sistem i ri për pagesë në transportin e qytetit në Shkup

Sistem i ri për pagesë në transportin e qytetit në Shkup

8 korrik-Për çdo automjet do të dihet saktë se sa ka kaluar falë sistemit për lokacion automatik. Do të konfirmohet sistemi i vetëm i linjave në transportin qytetar dhe ndërqytetar dhe orari i njëjtë i autobusëve.

Nga një euro për çdo kilometër të kaluar do të marrin transportuesit e transportit publik të qytetit nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Prej atëherë do të fillojnë të zbatohen edhe sistemet e reja për pagesë me bileta elektronike dhe ndjekje automatike të automjeteve, si dhe çmim i njëjtë te të gjithë transportuesit.

Këshilli i qytetit të Shkupit në seancën e sotme do t’i shqyrtojë propozim-vendimin për transport të linjave për udhëtarët e qytetit të Shkupit, dhe propozim-vendimin për konfirmim të vlerës së përkohshme të kompensimit për shërbimet e kryera në transportin e linjave të udhëtarëve, pas kriterit- kilometër i kaluar.

Paratë nga pagesa e transportit me biletat e mençura do t’i mbledhë qyteti i Shkupit, ndërsa pastaj të gjithë transprotuesit do të marrin kompenzim prej një euro për kilometër të kaluar. Për çdo automjet do të dihet saktë se sa ka kaluar falë sistemit për lokacion automatik. Do të konfirmohet sistemi i vetëm i linjave në transportin qytetar dhe ndërqytetar dhe orari i njëjtë i autobusëve. Bartës kryesor i transportit publik është NPK “Shkup, ndërsa mund të marrin pjesë edhe transportues të tjerë të cilët plotësojnë kushte saktë të konfirmuara dhe të cilat do të lidhin marrëveshje me qytetin e Skupit për mbajtje të linjës së caktuar. Do të ketë shpallje të re për sistemim të linjave.

Propozohet që çmimi i biletave dhe llojet e biletave të jenë të njejta te të gjithë transportuesit. Në funksion do të jetë sistemi tarifor i zonave. Do të ketë mundësi për ulje nga njëri autobus në tjetrin, biletë të zonave, ditore, javore dhe uikend-biletë. Do të ketë kartelë elektronike të zakonshme që qytetarët do të mund ta përdorin edhe në autobusat privatë dhe në ato të NPK “Shkup” dhe do të mund ta plotësojnë edhe biletën e personalizuar, me fotografi dhe emër e mbiemër të shfrytëzuesit.

Kompania “T-mobile” ishte zgjedhur nga NPK “Shkup” në shpallje për vendosje të dy sistemeve të reja, të cilat kushtojnë tre milion euro.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *