Home / Lajme / Maqedoni / Sot dita më e nxehtë e verës

Sot dita më e nxehtë e verës

19 korrik-Qytetarët të shmangin prodhime të cilat në mënyrë termike nuk janë përpunuar, si majoneza nga vezët e shtëpisë, ndërsa me kujdes të konsumohet akullore dhe kremra të ndryshme

Prej sot e deri të martën, Maqedonia do të përfshihet me temperatura deri në 40 gradë Celsius, të cilat e definojnë fazën e verdhë (alerte).
“Qytetarët është e nevojshme t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për popullatën për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë – mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, shmangia e qëndrimit në ambient të hapur në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngje, higjienë e duarve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrjes së rregullt të terapisë te personat e sëmurë në mënyrë kronike”, informon Ministria e Shëndetësisë.
Të gjithë qytetarët e interesuar kanë mundësi të marrin këshilla shëndetësore në lidhje me respektimin e rekomandimeve për mbrojtje nga temperatura e larta dhe informacione nga karakteri parandalues. Për këtë qëllim pikat mobile edukative-shëndetësore janë vendosur në të gjitha qytetet në shtet dhe janë të hapura çdo ditë, nga ora 18:30 deri në orën 21:30. Atje matet shtypja e gjakut dhe jepen këshilla për parandalim nga moti i ngrohtë dhe për mënyrë të shëndetshme të jetës.
Në territorin e Shkupit, janë vendosur tre pika mobile. Njëra gjendet në rrugën këmbësorike te Lumi Vardar dhe nga dy pika mobile janë sistemuar në të gjitha komunat e Shkupit.
Nga Ministria e Shëndetësisë përkujtojnë se gjatë këtyre ditëve të ngrohta eksterne, qytetarët duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, para së gjitha të kondicionuar. Gjatë qëndrimit të nevojshëm në ambient të hapur në këtë periudhë që gjindet mundësi për pushime të shpeshta nën hije.
Rekomandohet të mbahet veshje e lehtë dhe me ngjyra të hapura,. ndërsa gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbahen syze dhe kapelë mbrojtëse. Gjatë rrezitjes të shfrytëzohet krem me faktor të lartë mbrojtës. Të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht pemë dhe perime dhe më pak ushqim të yndyrshëm. Të konsumohen sasi të mëdha të lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë, ndërsa të shmangen pijet alkoolike.
Gjatë hyrjes në automobil, është e nevojshme një periudhë të caktuar të ajroset. Personat me sëmundje kronike rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekun amë.
Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitje të helmimit me ushqim dhe sëmundje infektuese të zorrëve, është e nevojshme respektim i rekomandimeve në vijim – larje e obligueshme e prodhimeve bujqësore-kopshtare (pemë dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre. përgatitje termike e ushqimit dhe konsumimit të tij në afat shumë të shkurtë të përgatitjes. Nëse kjo nuk bëhet, kështu ushqimi i përgatitur të vendoset në frigorifer në +8 gradë dhe para përdorimit të ngrohet në +100 gradë.
Qytetarët të shmangin prodhime të cilat në mënyrë termike nuk janë përpunuar, si majoneza nga vezët e shtëpisë, ndërsa me kujdes të konsumohet akullore dhe kremra të ndryshme

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *