Home / Lajme / Maqedoni / Stavrevskl refuzon të gjitha amendamentet e PDSH-së

Stavrevskl refuzon të gjitha amendamentet e PDSH-së

27 korrik-Nga PDSH-ja thonë se jo vetëm që i refuzuan amendamentet e tyre, por ministri nuk u jep detaje për vendimin e tillë, që sipas tyre ngre dyshime se paratë do të shpenzohen në mënyrë jo produktive.

Pa asnjë shpjegim, ministri i financave Zoran Stavreski i ka refuzuar deri tani të gjitha amendamentet e propozuara nga PDSH-ja opozitare. Sot në Parlament vazhdoi debatin, komisioni për rebalancin e buxhetit.

“Amendamenti nuk pranohet”, tha Zoran Stavreski, Ministër i Financave.

Nga PDSH-ja thonë se jo vetëm që i refuzuan amendamentet e tyre, por ministri nuk u jep detaje për vendimin e tillë, që sipas tyre ngre dyshime se paratë do të shpenzohen në mënyrë jo produktive.

Deputetët akuzuan koalicionin qeveritar se nuk po kujdeset aspak për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, veçanërisht nuk iu interesojnë kushtet e vështira në të cilat jetojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve. Para për ujësjellës, shkolla dhe rrugë nuk ka, por për përmendore nëpër Shkup shpenzohen me miliarda. Nga të gjitha 70 përmendoret, deri tani asnjë shqiptare, – reaguan nga PDSH-ja.

Deputetët kërkojnë që një pjesë e parave të planifikuara për buxhetin e sivjetmë të shkojnë për ndërtimin e rrugëve rajonale dhe magjistrale, ndërtimin e ujësjellësve në shumë komuna, ndriçim, rigjallërimin e qendrave ekzistuese krijuese dhe atyre të skijimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *