Home / Lajme / Maqedoni / Steinmeier: Liderët partiakë të gjejnë zgjidhje për krizën politike

Steinmeier: Liderët partiakë të gjejnë zgjidhje për krizën politike

14 korrik-Por, ajo nuk guxon të jetë fjala e fundit. Për atë u bëj thirrje të gjitha palëve tani t’i afrojnë qëndrimet dhe të marrin pjesë në negociatat e sotme të komisarit Han me qëllim që të tejkalohet kriza dhe të mbahen zgjedhje të cilat të gjithëve do t’ju sigurojnë mundësi të njejtja”, porositi Steinmeier.

Liderët partiakë të angazhohen në negociatat e udhëhequra nga eurokomisari Johanes Han për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni, e cila e rëndon rrugën euroatlantike të vendit.

Këtë e deklaroi sot në Vjenë ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në lidhje me negociatat e eurokomisarit Han me katërshen e liderëve partiakë të Maqedonisë të cilat zhvillohen sot në Shkup.

“Do të ishte dëm, ndërsa edhe një hap prapa për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, nëse kriza politike në Shkup, e cila zgjat një periudhë të caktuar, do ta rëndonte rrugën e mëtutjeshme të vendit ndaj strukturave euroatlantike. Por, ajo nuk guxon të jetë fjala e fundit. Për atë u bëj thirrje të gjitha palëve tani t’i afrojnë qëndrimet dhe të marrin pjesë në negociatat e sotme të komisarit Han me qëllim që të tejkalohet kriza dhe të mbahen zgjedhje të cilat të gjithëve do t’ju sigurojnë mundësi të njejtja”, porositi Steinmeier.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *