Home / Lajme / Botë / Sulm në Irak, 12 persona të vrarë

Sulm në Irak, 12 persona të vrarë

26 korrik-Kryetari i Tuz Khurmatu, Ali al-Huasaini, tha se një sulmues vetëvrasës shpërtheu jelekun e tij të ngarkuar me eksploziv në një pishinë ku dhjetëra burra dhe fëmijë po notonin.
Një sulmues i dytë shpërtheu eksplozivët në një motor, në hyrje të pishinës, teksa viktimat po largoheshin.

Të paktën 12 persona janë vrarë dje, kur dy sulmues vetëvrasës sulmuan një pishinë të mbushur me njerëz teksa notonin, bëjnë të ditur zyrtarët në veri të Irakut.
Sulmet që ndodhën në pishinën në qytetin Tuz Khurmatu, rreth 175 kilometra në veri të Bagdadit, gjithashtu lanë të plagosur 45 të tjerë.
Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por militantët e grupit Shteti Islamik kanë nisur kohët e fundit një seri bombardimesh në Bagdad dhe në krahina të tjera – duke përfshirë një sulm masiv më herët këtë muaj korrik, në Provincën Diyala, që vrau më shumë se 100 njerëz.
Kryetari i Tuz Khurmatu, Ali al-Huasaini, tha se një sulmues vetëvrasës shpërtheu jelekun e tij të ngarkuar me eksploziv në një pishinë ku dhjetëra burra dhe fëmijë po notonin.
Një sulmues i dytë shpërtheu eksplozivët në një motor, në hyrje të pishinës, teksa viktimat po largoheshin.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *