Home / Lajme / Maqedoni / Takim i Nullandit me liderin e LSDM-së

Takim i Nullandit me liderin e LSDM-së

13 korrik-“E rëndësishme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë është kthimi i lirisë dhe demokracisë dhe sigurimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në këtë drejtim vepron Lidhja Socialdemokrate dhe insiston për mekanizma të cilat do ta mundësojnë një gjë të këtillë”, ka thënë Zaev

Delegacioni i kryesuar nga ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nulland e cila sot është për vizitë në Maqedoni u takua me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Në takim, siç informoi LSDM-ja, është biseduar për mundësinë për tejkalimin e krizës politike me ç’rast Zaev ka konstatuar se marrëveshja e 2 qershorit parasheh zgjidhje për çështjet kritike dhe ka thënë se janë të nevojshme zgjidhje urgjente në interes të normalizimit të vendit, nëse arrihet marrëveshje për organizimin e qeverisë e cila do t’i zbatojë zgjedhjet.

“E rëndësishme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë është kthimi i lirisë dhe demokracisë dhe sigurimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në këtë drejtim vepron Lidhja Socialdemokrate dhe insiston për mekanizma të cilat do ta mundësojnë një gjë të këtillë”, ka thënë Zaev.

Sipas partisë, në takim është shprehur pëlqim se janë të domosdoshme ndryshime për funksionalitetin e institucioneve, gjyqësisë dhe medieve.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *