Home / Lajme / Maqedoni / Taravari: Proces i përmbyllur i mbledhjes së nënshkrimeve për regjistrimin e Lëvizjes!

Taravari: Proces i përmbyllur i mbledhjes së nënshkrimeve për regjistrimin e Lëvizjes!

5 qershor-“Pas vendimit të marrë në Kryesinë Qendrore për të filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve, ne sot e kurrorëzuam me sukses këtë process, duke mbledhur për një afat tre orësh mbi 2.000 nënshkrime, edhe pse të nevojshme për regjistrimin e partisë janë vetëm 1.000 nënshkrime”, tha Taravari.

Sekretari i përgjisthshëm i Lëvizjes për Reforma – PDSH, në një konferencë për shtyp, bashkë me grupin e punës, ka konfirmuar se sot për një afat të shkurtër janë mbledhur mbi 2.000 nënshkrime të nevojshme për regjistrimin e partisë.

“Pas vendimit të marrë në Kryesinë Qendrore për të filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve, ne sot e kurrorëzuam me sukses këtë process, duke mbledhur për një afat tre orësh mbi 2.000 nënshkrime, edhe pse të nevojshme për regjistrimin e partisë janë vetëm 1.000 nënshkrime”, tha Taravari.

Ndërkohë, sipas tij, tashmë 90% e anëtarëve të PDSH-së kanë kaluar në Lëvizjen për Reforma – PDSH. “Mund të konkludojmë se nënshkrimet janë mbledhur në gjithë degët e vendit, dhe tashmë 80 % e anëtarësisë së PDSH-së kanë kaluar me Lëvizjen për Reforma – PDSH. Ndërkaq në ditët në vijim do të vazhdojnë të gjitha procedurat tjera të nevojshme për regjistrimin e subjektit” ,tha Taravari.

Sipas tij, jo rastësisht është zgjedhur 4 Korriku dita e regjistrimit të partisë, pasi kjo ditë është njëherit edhe dita e pavarësisë së SHBA-ve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *