Home / Lajme / Maqedoni / Telekom Maqedoni renovon filialen në Tetovë

Telekom Maqedoni renovon filialen në Tetovë

22 korrik-Gjatë këtyre promovimeve të lokaleve të renovuara në vend, duke filluar nga Tetova kompania Telekom Maqedonia, ka përgatitur edhe eferta speciale për të gjithë konsumatorët. Krahas filialeve në Shkup dhe në Bit Pazarë, që janë filiale kryesore të Telekomit poashtu për 100 klientët e parë ka edhe dhurata, thotë Firfov

Telekom Maqedoni sot ka hapurë lokalin e renovuar në bulevardin Iliria në qytetin e Tetovës. Zakonishtë lokalet e Telekomit janë të dizajnuar njejtë në të gjithë pikat e tyre të shitjes të Dojçe Telekomit, të cilët karrakterizohen me dizejn të teknologjisë së fundit dhe ku janë të vendosur fotografi të vjetra të atij qyteti ku është edhe filiali I tyre. Ognen Firfov drejtor gjeneral I shitjes së Telekom Maqedonia, thotë se qëllimi i renovimit të pikës kryesore në Tetovë është që të përmirësohen shërbimet ndaj klinetëve, transmeton Tv Koha.

“Sot këtu jemi për të promovuar shitorene re të renovuar në Tetovë, dhe siç mund të shihet, bëhet fjalë për një koncept të ri mjaft të përshtatshëm ku shihet se zbukurimet rreth e përqark janë me shërbimet që ofrohen, pra një interaksion me konsumatorët,por elementi i ri që aplikohet përfshinë edhe shumë elemente të lokalizmit, dhe kjo do të thotë se paraqiten motive të mjedisit ku vetë është lokali, objekteve historike, personalitet të qytetit, dhe këta elemente modern adaptohen për ambientin lokal dhe bëhen më të afërta për qytetarët në vendin ku jetojnë. Kjo ndhet edhe në filialet e Dojçe telekomit edhe në maqedoni edhe në shtetet tjera”, tha Ognen Firfov drejtor gjeneral I shitjes së Telekom Maqedonia.

Gjatë këtyre promovimeve të lokaleve të renovuara në vend, duke filluar nga Tetova kompania Telekom Maqedonia, ka përgatitur edhe eferta speciale për të gjithë konsumatorët. Krahas filialeve në Shkup dhe në Bit Pazarë, që janë filiale kryesore të Telekomit poashtu për 100 klientët e parë ka edhe dhurata, thotë Firfov.

“Për 100 klientët e parë ka edhe dhurata të ndryshme, ndërsa krahas kësaj ka edhe shumë kushtë të mira për blerje të tabletave të ri Samsung ose Lenovo.Ç Konsumatorë që do të renovojë kontratën në Post Pejd, apo do të nënshkruajë kontratë ka mundësi që të blejë Teblet me çmim të lirë rreth 60 përiqind nga çmimi I zakonshëm. Përvoja tregon se ka një interesim më të madh dhe konsumatorët janë të kënaqshëm, dhe me këtë bëjmë një hap që të jemi më afër klientëve dhe të promovojnë lokalin e ri” tha Ognen Firfov drejtor gjeneral I shitjes së Telekom Maqedonia, njofton Tv Koha.

Në lokalin e renovuar tashmë sipas trendeve më të reja të Telekomit, poashtu gjatë tërë kohës në ekran shfaqen edhe reklama të shumë partnerëve me të cilët ka bashkëpunim telekomi që është edhe një risi e kompanisë. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *