Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Oborret e shkollave shndërrohen në parkingje

Tetovë:Oborret e shkollave shndërrohen në parkingje

29 korrik-Oborret e këtyre shkollave edhe atë shkollës fillore “Istikball”, Shkollës fillore “Liria” si dhe Shkollës së mesme “Kiril Pejcinoviq” gjimnazi do të jenë në dispozicion për parkim, njoftojnë nga komuna e Tetovës

Shkaku i mungesës së parkingjeve dhe kaosit në komunikacionin e Tetovës, autoritetet e komunës së Tetovës kanë gjetur një zgjidhje të përkohëshme pikërisht në kulmin e sezonit veroro kur ka trefish më shumë vetura në rrugët e Tetovës. Komuna e tetovës kështu ka vendos që oborret e shkollës Liria dhe Gjimnazit të Tetovës të jenë parkingje pa pagesë, njofton Tv koha.

“Komuna e Tetovës, respektivisht Ndërrmarrja publike “Parkingu i qytetit Tetovë” informon të gjithë qytetarët se për shkak të fluksit të madh të komunikacionit në qytet ,duke filluar prej nesër e enjte hapësirat apo oborret e këtyre shkollave edhe atë shkollës fillore “Istikball”, Shkollës fillore “Liria” si dhe Shkollës së mesme “Kiril Pejcinoviq” gjimnazi do të jenë në dispozicion për parkim. Njëherit ju informojmë se parkimi në oborret e shkollave të lartëpërmendura do të jetë pa pagesë deri në konsolidimin e plotë të ndërrmarjes publike për parkim. Poashtu ju njftojmë se në bazë të marrëveshjeve me shkollat e lartëpërmendura parkimi do të zgjasë përkohësisht, deri në fillim e vitit të ri shkollor”, njoftojnë nga komuna e Tetovës, transmeton Tv koha.

Tetova vite me radhë përballet me mungesë të parkingjeve, ndërsa ende nuk ka hy në fuqi parkimi zonal edhe pse ishte paralajëmruar se gjatë sezonit veroro do të fillonte në Tetovë. Ende nuk ka informata se kur

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *