Home / Lajme / Rajon / Thaçi: Ka pajtueshmëri që të miratohet Gjykata Speciale

Thaçi: Ka pajtueshmëri që të miratohet Gjykata Speciale

29 korrik-Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi tha se mbledhja e grupit parlamentar ka qenë e zakonshme për të diskutuar për pikat e rendit të ditës për seancën e nesërme, por që kanë diskutuar edhe rreth Speciales, për të cilën kanë rekomanduar që riprocedimi dhe votimi të ndodh javën e ardhshme.

a përfunduar takimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ku këta të fundit kanë diskutuar për votimin pro të Gjykatës Speciale.

Javën e ardhshme pritet që ndryshimet kushtetuese të riprocdohen dhe votohen në Kuvendin e Kosovës. Kjo ka qenë një këshillë dhe rekomandim që ka dal nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi tha se mbledhja e grupit parlamentar ka qenë e zakonshme për të diskutuar për pikat e rendit të ditës për seancën e nesërme, por që kanë diskutuar edhe rreth Speciales, për të cilën kanë rekomanduar që riprocedimi dhe votimi të ndodh javën e ardhshme.

“Sot ka qenë mbledhje e zakonshme për të diskutuar rendin e ditës për seancën e nesërme. Po në të njëjtën kohë është diskutuar edhe sa i përket procedimit të mëtutjeshëm të amendamenteve për gjykatën speciale dhe unë dëshiroj të besoj por ishte edhe këshillë por rekomandim që gjatë javës së ardhshme kjo çështje të procedohet në Kuvendin e Kosovës dhe Kuvendi në javën e ardhshme të voton pro themelimit të Gjykatës Speciale”, tha Thaçi.

K reu i partisë me të madhe në vend shtoi se themelimi i Speciales është në interesin e të gjithëve dhe vazhdimësi e thellimit të partneritetit me Bashkimin Evropian, NATO-në dhe ShBA-në.

“Kjo është në interesin e politikës së Kosovës, interesin e institucioneve të vendit, në interesin e shoqërisë kosovare, interesin e perspektivës euroatlantike, por në të njëjtën kohë natyrisht është në interesin edhe se kaluarës dhe së ardhmes së shtetit të Kosovës dhe vazhdimësisë së thellimit të partneritetit me BE-në, NATO-në dhe SHBA-në. Prandaj, ndajmë vlera të njëjta, interesa të njëjta, prandaj kjo gjë do të ndodh në javën e ardhshme”, shtoi ai.

Pas mbledhjes së grupit foli edhe deputetja Ganimete Musliu, e cila tha se ende nuk ka ndërruar qëndrimin e saj rreth Gjykatës Spe ciale.

“Për shkak që mos me lënë hapësirë për dezinformata që po ndodhin shpesh, me vjen keq prej juve që direkt po përcillni punën time. Unë e kam thënë publikisht që në momentin që unë ndryshoj qëndrim do të jap qëndrimin tim publikisht, unë s’kam ndryshuar asgjë deri me tani kështu që s’kam asgjë më tepër për Gjykatën Speciale se çka kamë thënë deri me tani”, tha Musliu.

Ndryshimet kushtetuese kishin dështuar të marrin dy të tretat e votave herën e parë me 26 qershor.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *