Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: PDSH e gatshme për bashkëpunim me RDK dhe Besa

Thaçi: PDSH e gatshme për bashkëpunim me RDK dhe Besa

6 korrik-“Dy partive më të vogla opozitare RDK dhe Besa ju dëshiroj sukses dhe theksoj se PDSH është e gatshme që prej ditës së dytë të Bajramit të fillojë negociata për bashkëpunim, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të gjithë të votojmë kundër BDIsë”, theksoi Thaç

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë ka theksuar se PDSH është e gatshme që të bashkëpunoj me partitë opozitare shqiptare, duke përmendur RDK-në dhe Lëvizjen Besa, ndërsa ka anashkaluar Lëvizjen e Ziadin Selës.

“Dy partive më të vogla opozitare RDK dhe Besa ju dëshiroj sukses dhe theksoj se PDSH është e gatshme që prej ditës së dytë të Bajramit të fillojë negociata për bashkëpunim, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të gjithë të votojmë kundër BDIsë”, theksoi Thaçi, në iftarin solemn të organizuar me rastin e përvjetorit të PDSH-së.

Thaçi veç tjerash ka theksuar se PDSH nuk ka hequr dorë nga shtatë kërkesat e saj lidhur me avancimin e çështjes së shqiptarëve.

“Këto dërgesa janë dërguar në emailat e gjithë ambasadorëve duke përfshirë edhe atë të SHBAve dhe kjo u dëshmua në koordinimin e grupeve parlamentare ku koordinatori i grupit tonë parlamentar parashtroi kërkesën për zyrtarizim të gjuhës shqipe dhe për votim të buxhetit në mënyrë proporcionale”, deklaroi Thaçi..

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *