Home / Lajme / Maqedoni / Theret me thikë daullexhiu i Ramazanit, gjatë paralajmërimit të iftarit

Theret me thikë daullexhiu i Ramazanit, gjatë paralajmërimit të iftarit

8 korrik-Pas këtij sulmi, daullexhiu L.D. është dërguar në repatin e kirurgjisë në Spitalin e qytetit, ku i është dhënë ndihma e e nevojshme mjekësore, dhe pas hospitalizimit për trajtim spitalor është konstatuar se është jashtë rrezikut për jetë.

Daullexhiu i Ramazanit në Strugë, 79 vjeç, derisa lëvizte nëpër qytet duke lajmëruar me daullen e tij kohën e iftarit për besimtarët mysliman të Strugës është sulmuar me thikë nga një person, dhe si pasojë ka përfunduar në spital.

Sulmi ndaj viktimës me inicialet L.D ka ndodhur mbrëmë në orën 20:30 në kohën e iftarit.

Pas këtij sulmi, daullexhiu L.D. është dërguar në repatin e kirurgjisë në Spitalin e qytetit, ku i është dhënë ndihma e e nevojshme mjekësore, dhe pas hospitalizimit për trajtim spitalor është konstatuar se është jashtë rrezikut për jetë.

Viktima ka deklaruar për INA se u sulmua pa pritur nga një person i panjohur dhe pa pasur asnjë problem paraprak.

“Isha gati duke përfunduar me të rënat e daulles, kur papritmas më sulmoi, duke ma hedhur daullen në Dri dhe menjëherë e nxorri thikën dhe më goditi. Siç e pash ishte tepër i dehur” , ka thënë 79 vjeçari. /INA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *