Home / Lajme / Maqedoni / Tre vjet burg për Verushevskin

Tre vjet burg për Verushevskin

16 korrik-“Kjo është edhe një vërtetim për atë që u notua në Raportin e Pribes. Kjo është vërtetim se Maqedonia është shtet ku mungojnë standardet e qeverisjes demokratike. Kjo nuk është drejtësi, kjo është vërtetim për patologji”, ka deklaruar Verushevski.

Ish Drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski u dënua me tre vite burg për armë mbajtje pa leje. Pasi që e dëgjoi vendimin gjyqësor, Verushevski u kthye ka gazetarët dhe deklaroi:

“Kjo është edhe një vërtetim për atë që u notua në Raportin e Pribes. Kjo është vërtetim se Maqedonia është shtet ku mungojnë standardet e qeverisjes demokratike. Kjo nuk është drejtësi, kjo është vërtetim për patologji”, ka deklaruar Verushevski.

Deklarata e tij u ndërpre nga gjyqtarja e cila i tha që të mos bënë dramë.
Ai u arrestua më 23 janar dhe gjendet në paraburgim më shumë se gjashtë muaj. Sipas aktakuzës, Verushevki ka poseduar pa leje armën të cilën policia e ka gjetur tek shtëpia e tij.
Verushevski do të ngelet në paraburgim deri sat ë hyn në fuqi aktgjykimi, ndërsa si i akuzuar i parë në rastin “Puç”, ku akuzohet për përgjim, spiunim dhe grusht shtetëror, më 5 gusht do të paraqitet në seancën e parë për këtë rast.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *