Home / Lajme / Rajon / Tsipras tradhton serbët: Greqia njeh pavarësinë e Kosovës?

Tsipras tradhton serbët: Greqia njeh pavarësinë e Kosovës?

15 korrik-Ndërsa, i pyetur nëse Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sipas mediave serbe, Kotzias ka dhënë përgjigje të paqartë, duke mos e mohuar as këtë mundësi në një të ardhme jo të largët.

Mediat serbe i kanë dhënë rëndësi të madhe vizitës në Kosovë të Nikolaos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë, dhe qëndrimit të tij rreth shtetit të pavarur të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ato sot kanë shkruar se ministri i Jashtëm grek, në takimet me kryeministrin Isa Mustafa, dhe ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi, ka thënë se Greqia do ta mbështesë Kosovën në procesin e antarësimit në organizatat ndërkombëtare.
Ndërsa, i pyetur nëse Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sipas mediave serbe, Kotzias ka dhënë përgjigje të paqartë, duke mos e mohuar as këtë mundësi në një të ardhme jo të largët.

Ndër të tjera, ato përmendin edhe fatin se Greqia dhe Kosova janë pajtuar që kjo e fundit të hapë një zyrë ndërlidhëse në Athinë.

Duke marrë për bazë marrëdhëniet tradicionalisht vëllazërore mes Greqisë dhe Serbisë, mediat serbe këtë sjellje të Athinës zyrtare e kanë cilësuar si tradhti.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *