Home / Lajme / Maqedoni / Universiteti I ri në Shkup-Reagojnë BDI dhe RDK

Universiteti I ri në Shkup-Reagojnë BDI dhe RDK

28 kotrik-Dhe krejt në fund mos të harrojmë se ashtu sic e kujtojmë sot pozicionin e secilit vizavi USHT-së, ashtu do ti kujtojnë gjeneratat e ardhshme pozicionet e subjekteve te ndryshme karshi themelimit te universitetit të dytë shtetëror në gjuhën shqipe në Maqedoni” thuhet në reagimin me shkrim të lëshuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka dalur me qëndrim, ku thuhet se fushata e pajustifikueshme kundër idesë për themelimin Universitetit të dytë shtetëror në gjuhen shqipe me seli ne Shkup e cila për shumë elemente i ngjan asaj të qendrave intelektuale maqedone në 1994, nxori në pah një të vërtete tjetër. “Ajo se lufta mediatike dhe jo mediatike ndaj BDI-së kohëve të fundit fare nuk ka të bëj me parime kombëtare e politike, apo me interes publik, por, ajo është kryekëput e nxitur për motive të ulta të interesit politik ditor dhe atij ekonomik dhe motive që kanë të bëjnë me dëmtimin e indit politik shqiptar dhe promovimin e të ashtuquajturit konceptit qytetar i njohur si doktrina e Fërckovskit, ku shqiptarët do jenë individë të “ndershëm” të subjekteve politike maqedonase. Ju bëjmë me dije se shqiptarët e kanë identifikuar këtë motiv të ulët politik dhe nuk do lejojnë të shkelen parimet e politikë bërjes në Maqedoninë e pas vitit 2001, në të cilën të drejtat individuale burojnë në kuadër të komunitetit që i takon, e jo duke qen shtojcë e ndershme e partive politike maqedonase. Dhe nëse ai komunitet ka vlerësuar se Shkupi do jetë gjithashtu qendër universitare shqiptare, nuk ka biznes qendër apo qendër politike që mund ta ndale atë. Dhe krejt në fund mos të harrojmë se ashtu sic e kujtojmë sot pozicionin e secilit vizavi USHT-së, ashtu do ti kujtojnë gjeneratat e ardhshme pozicionet e subjekteve te ndryshme karshi themelimit te universitetit të dytë shtetëror në gjuhën shqipe në Maqedoni” thuhet në reagimin me shkrim të lëshuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Reagoi edhe Rilindja Demokratike Kombëtare e cila këtë ide e trajton si tradhëti kombëtare ndaj institucionit të vetëm kombëtarë shqiptarë të USHT-së, ku për 20 vite radhazi është bë një sakrificë e madhe kombëtare, edhe me jetë njerëzish.
Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se ideja e BDI-së do të ishte e sinqertë vetëm nëse ndërmerrte iniciativë për rregullimin njëherë e përgjithmonë të USHT-së që tani numëron më shumë se 20 mijë studentë. Çdo ide tjetër për anashkalim të kësaj vatre arsimore, dhe themelimin e një universiteti tjetër fantom duhet cilësuar si tradhëti kombëtare dhe kjo ide do të mbajë vulën e BDI-së. Se kjo ide është tradhëti kombëtare flet fakti i disperzimit të USHT-së në të gjitha qytetet shqiptare prej Kumanove e deri në Strugë, dhe se vet kjo ide e disperzimit e hudh poshtë sinqeritetin e formimit të një Universiteti të ri Shtetërorë.

Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon prononcim direkt edhe nga ana e organeve më të larta të USHT-së, dhe gjith akademisë shqiptare në përgjithësi. Kjo ide e tradhëtisë kombëtare nga ana e BDI-së duhet dënuar ashpër nga të gjith profesorët dhe intelektualët shqiptarë. Sakrifica dhe mundi 20 vjeçar i kësaj vatre arsimore kërkon angazhimin e gjith subjekteve politike për përmirësimin e cilësisë duke e eliminuar tërrësisht partizimin e kësaj vatre arsimore”, thonë nga RDK.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *