Home / Lajme / Maqedoni / Ushtrues detyre – drejtor në Ndërmarrjen e re publike “Parkingje dhe gjelbërim” emërohet Memetali Emro

Ushtrues detyre – drejtor në Ndërmarrjen e re publike “Parkingje dhe gjelbërim” emërohet Memetali Emro

23 korrik-Kryetari Nevzat Bejta emëroi ushtrues detyre – drejtor në Ndërmarrjen e re publike “Parkingje dhe gjelbërim”. Detyra iu besua Memetali Emro

Bazuar në kompetencat që gëzon me ligj, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bëri emërimin e ushtruesit të detyrës, drejtor në Ndërmarrjen e re publike “Parkingje publike dhe gjelbërim”.

Deri në zgjedhjen e drejtorit, ushtrues detyre do të jetë Memetali Emro, i cili nga viti 2013 ushtroi detyrën e zëvendës udhëheqësit të Sektorit për mbikëqyrje inspektuese pranë Komunës së Gostivarit, ndërsa ka përvojë si administrator në këtë institucion nga viti 2015.

Ndryshe, në seancën e 21-të të Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët komunal me shumicë votash miratuan vendim për themelimin e Ndërmarrjes publike për parkingje publike dhe gjelbërim. Më herët, njësitë punuese parkingje dhe gjelbërim funksiononin në suaza të NP “Komunalec”.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *