Home / Lajme / Maqedoni / VMRO:Nuk pranojmë dorëheqje të ministrave dhe kryeministrit

VMRO:Nuk pranojmë dorëheqje të ministrave dhe kryeministrit

9 korrik-VMRO-DPMNE-ja në mbledhjen e fundit të komitetit qendror vlerëson se edhe pse ka bërë shumë lëshime megjithatë prej tash e tutje ajo vlerësin se nuk do të ndrrojë asnjë ministër dhe kryeministrin. Për VMRO-DPMNE ëhstë e palogjikshme që të bisedohet dhe në anën tjetër LSDM-ja del në pres konferenca me materiale të sajuara. Prandaj kërkesa për ndrrime të ministrave dhe kryeministrit është e papranueshme.

Fajtori kryesor për dështimin e bisedimeve, sipas VMRO DPMNE-së është LSDM-ja opozitare, e cila sipas tyre ka bërë gjithçka që marrëveshja politike të dështojë. VMRO-ja vlerëson se LSDM-ja hoqi dorë nga marrëveshja me qëllim që t’i shmanget zgjedhjeve të parakohshme prillin e ardhshëm, por edhe të shkaktojë krizë ekonomike. Partia në pushtet, në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ekzekutiv ka vendosur të mos pranojë bisedime politike nëse opozita vazhdon me publikimin e bombave, siç paralajmëroi dje kreu i LSDM-së Zoran Zaev.

“Për VMRO DPMNE-në është e papranueshme pjesëmarrja në bisedime nëse dhe për aq kohë sa LSDM-ja e manipulon opinionin me materiale të montuara dhe të përvetësuara ilegalisht. VMRO DPMNE-ja e përshëndet përpjekjen e komunitetit ndërkombëtar dhe konfirmon sërish se është e gatshme të zbatojë marrëveshjen e 2 qershorit, por thekson se nuk ka ndërmend të vazhdojë me lëshime ndaj kërkesave jo logjike të LSDM-së. Ndryshimi i ministrave dhe kryeministrit është çështje që VMRO DPMNE-ja nuk do ta pranojë”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e VMRO DPMNE-së.

Ndërkohë ka reaguar edhe euro-komisari për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Han, i cili paralajmëroi vizitë zyrtare në Shkup në fillim të javës së ardhshme, në përpjekje për tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe kthimin e palëve në tryezën e bisedimeve. Në një komunikatë për shtyp, Komisioni Evropian paralajmëroi vizitën e Hanit dhe iu kujtoi liderëve të partive politike për marrëveshjen e nënshkruar më 2 qershor dhe të konfirmuar më 29 qershor.

“Bisedimet mes liderëve politikë janë në situatë kritike. BE-ja pret që të gjithë liderët të sillen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi, si dhe të punojnë me përkushtim dhe vullnet të mirë, që të zgjidhin këtë problem domethënës. Duke marrë parasysh sfidat e mëdha që e presin vendin, nuk ka kohë për të humbur”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Bisedimet politike të ndërmjetësuara nga Komisioni Evropian u shpallën të dështuara dje nga lideri opozitar Zoran Zaev, për shkak të zvarritjes së procesit dhe mosgatishmërisë së VMRO-së për kompromis në pjesën e ndarjes së përgjegjësive dhe garancive për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Jo-zyrtarisht, dallimet kryesore mes partive politike kanë qenë rreth afatit të tërheqjes së kryeministrit Gruevski dhe resorëve qeveritare që mund të sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si ministria e brendshme. LSDM kërkon edhe ndryshimin e Prokurorit Publik dhe emërimin e një kuadri të pavarur, të pranueshëm për të gjithë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *