Home / Lajme / Maqedoni / Vrasje e re në Kumanovë

Vrasje e re në Kumanovë

28 korrik – Sot ka ndodhur edhe një vrasje në Kumanovë. Deri sa një burrë me djalin e tij ka lëvizur rrugës, në drejtim të tyre ka shtënë një person i panjohur

Sot ka ndodhur edhe një vrasje në Kumanovë. Deri sa një burrë me djalin e tij ka lëvizur rrugës, në drejtim të tyre ka shtënë një person i panjohur, raporton “lajmpress”. Nga lëndimet e marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital.
(e plotesuar)
Sipas informatave të para të mediumeve, raportet e përkeqësuara familjare kanë qenë shkaku për vrasjen dhe plagosjen e sotme që ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, shkruan “lajmpress.com”. Merret vesh se autor i vrasjes është dhëndëri, i cili para ca kohe është divorcuar me vajzën e personit tashmë të ndjerë. Sherri ka lindur rreth asaj se me këtë duhet të jetojë fëmija i vetëm që kanë pasur. Dhëndëri, për të cilin thuhet se ëhstë kosovar, sot ka ardhur në Kumanovë me qëllim që ta marrë fëmiun me vete në Kosovë, gjë që është kundërshtuar nga nëna e fëmiut. Pas një zënke verbale, dhëndëri ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të vjehrrit dhe kunatit. Me këtë rast vjehrrit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, kurse kunatit lëndime të rënda.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *