Home / Lajme / Maqedoni / Vritet komandant Shqiponja

Vritet komandant Shqiponja

Në SPB-në e Kumanovës njoftojnë se informata shtesë do të japin gjatë ditës së nesërme. Nga partia e Ahmetit nuk deshën të komentojnë zhvillimet në degën e Kumanovës që përfunduan me vrasjen e komandant Shqiponjës dhe plagosjen e dy shoqëruesve të tij.

Përgjaket sërish Kumanova. Vritet Xhemail Rexhepi i njohur si Komandant Shqiponja ndërsa janë plagosur edhe dy shoqërues të tij Shefki Rexhepi dhe Gani Demiri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta në afërsi të fakultetit të Administratës së Biznesit në Kumanovë. Jozyrtarisht mësohet se deri tek incidenti ka ardhur pas një zënke mes anëtarëve të BDI-së në Kumanovë për të marrë drejtimin e partisë në këtë qytet. Edhe mjeku kujdestar në spitalin e Kumanovës konfirmoi se një person rrugës për në spital ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerët kanë përfunduar me lëndime.

“Diku rreth orës 16 sollën tre persona, njëri prej tyre tashmë kishte ndërruar jetë. Janë sjellë me ndihmën e shpejtë, kështu që mjekja që e solli, konfirmoi vdekjen e tij. I Plagosuri i dytë, ka lëndime në gjoks në pjesën e poshtme. Për analiza plotësuese është dërguar në Shkup. Personi i tretë është plagosur në pjesën nën stomak dhe në bërryl”, tha mjeku kujdestar.

Incidentin e konfirmuan edhe në polici, por nga atje nuk japin detaje. Në SPB-në e Kumanovës njoftojnë se informata shtesë do të japin gjatë ditës së nesërme. Nga partia e Ahmetit nuk deshën të komentojnë zhvillimet në degën e Kumanovës që përfunduan me vrasjen e komandant Shqiponjës dhe plagosjen e dy shoqëruesve të tij.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje për ngjarjen tragjike që ndodhi dje në Kumanovë. BDI njëkohësisht shpreh ngushëllime për familjarët që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike, kurse të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejt. BDI fton organet kompetente që të zbardhin deri në fund këtë ngjarje tragjike.
Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e komandant Shqiponjës, Bajram Limani. Mësoohet se diku rreth orës 21:00, Limani dorëzohet në stacionin policorë të Kumanovës.

Ndërkohë nga Sektori për Punë të Brendshme-Kumanovë, theksojnë se nga gjithsejtë 8 persona të përfshirë në incidentin e sotëm, një ka ndërruar jetë në vendngjarje, dy të plagosur janë shtruar në spital për kurim, katër janë ndaluar nga policia, ndërkohë njëri është në kërkim dhe ndaj tij është shpallur flet-arrest

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *