Home / Lajme / Maqedoni / Vritet me një plumb fëmija dhjetëvjeçar në Gostivar

Vritet me një plumb fëmija dhjetëvjeçar në Gostivar

28 korrik – Një fëmijë i moshës 10 vjeçare ka mbetur i vdekur në lagjen Fazaneria të Gostivarit, pasi është goditur nga një plumb që ka ardhur nga drejtim i panjohur

Një fëmijë i moshës 10 vjeçare ka mbetur i vdekur në lagjen Fazaneria të Gostivarit, pasi është goditur nga një plumb që ka ardhur nga drejtim i panjohur. Fëmija ka ndërruar jetë në Klinikat e Shkupit. Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur dje pasdite rreth orës 15, në afërsi të xhamisë lokale ku fëmija ka luajtur me moshatarë tjerë. Në një moment fëmija është ankuar nga dhimbje në pjesën e pasme të kokës, ku është vërejtur edhe gjakderdhje dhe më pas i ka rënë të fikët. Prindit e kanë dërguar fillimisht në spitalin e Gostivarit, kurse më pas edhe te qendra klinike “Nëna Terezë” në Shkup, ku vonë mbrëmë ka ndërruar jetë.

Nga MPB kanë konfirmuar se te ata është paraqitur rasti, por tani por tani nuk është zbuluar zyrtarisht identiteti i fëmijës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *