Home / Lajme / Maqedoni / Vritet Zv/drejtori i Drejtorisë së të ardhurave publike, Argëtim Hasani

Vritet Zv/drejtori i Drejtorisë së të ardhurave publike, Argëtim Hasani

Strugë, 25 Korrik – Vritet Zv/drejtori i Drejtorisë së të ardhurave publike, Argëtim Hasani. BDI gjithashtu sqaron se Argëtim Hasani nuk ka qenë kuadër i partisë së Ahmetit, por i Demokracisë së Re, ndërkohë që postin e zv/drejtorit e kishte fituar nga bashkëpunimi i dy partive.

Vrasje në mes të ditës në Strugë. Zv/drejtori i Drejtorisë së të ardhurave publike, Argëtim Hasani qëllohet nga një makinë në lëvizje. Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, në afërsi të stadiumit të qytetit të Strugës, bëjnë të ditur nga Policia e Ohrit. Sipas konfirmimit policor, Hasani ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Qytetit në Strugë, me plagë të marra nga armët e zjarrit. Në vendngjarje, kanë mbërritur menjëherë policia si dhe prokurori kompetent, dhe siç njoftohet, lidhur me dinamikën e ngjarjes publiku do të vihet në dijeni në orët e ardhshme. Mësohet se Hasani është qëlluar me 5 plumba, ndërkohë që burimet policore thonë se breshëria e plumbave ka ardhur nga një makinë e markës Golf. Dëshmitarët tregojnë se makina prej nga është hapur zjarr është kthyer për herë të dytë duke qëlluar me plumba ndaj makinës së Hasanit për tu siguruar për eliminimin e tij.

BDI-ja dënoi sulmin ndaj zv/drejtorit të DAP, por gjithashtu bëri të ditur për opinionin se incidenti nuk ka prapavija partiake dhe as politike. Nga BDI gjithashtu sqaruan se Argëtim Hasani nuk ka qenë kuadër i partisë së Ahmetit, por i Demokracisë së Re, ndërkohë që postin e zv/drejtorit e kishte fituar nga bashkëpunimi i dy partive.

Zv/drejtori i DAP-it Argëtim Hasani njihet gjithashtu edhe me ermin Artan Musliu. Përveç postit të tij në drejtorinë e të ardhurave publike, ai në Strugë nijet edhe si biznesmen.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *