Home / Lajme / Rajon / Vuçiç, të mërkurën në Preshevë. Takim me shqiptarët e zonës

Vuçiç, të mërkurën në Preshevë. Takim me shqiptarët e zonës

14 korrik-Vuçiç do të vizitojë edhe refugjatët nga Siria dhe më pas, në qytetin e Bujanocit do të ketë një takim me liderët serbë të kësaj zonë. Ai pritet të takohet edhe me kryetarin e Bashkisë së Preshevës, Ragmi Mustafa, në hapjen e maternitetit.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajë premtimin e dhënë për të vizituar Luginën e Preshevës. Ai kishte thënë muaj më parë se do të vizitonte këtë zonë për të biseduar edhe me shqiptarët.

Në bazë të axhendës së tij, Vuçiç do të përurojë hapjen e maternitetit të Preshevës, një problem që është diskutuar gjatë dhe për të cilin kanë ndarë buxhet edhe Shqipëria dhe Kosova, pas takimit të dy qeverive në Prizren.

Vuçiç do të vizitojë edhe refugjatët nga Siria dhe më pas, në qytetin e Bujanocit do të ketë një takim me liderët serbë të kësaj zonë. Ai pritet të takohet edhe me kryetarin e Bashkisë së Preshevës, Ragmi Mustafa, në hapjen e maternitetit.

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë serb viziton shqiptarët e kësaj zone. Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç ka qenë dy herë në këtë zonë, por është takuar me përfaqësues të ushtrisë dhe me serbët, por asnjëherë me shqiptarët.

Qeveria serbe i kishte nisur bisedimet me shqiptarët për të drejtat e tyre, por ato ishin ndërprerë.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *