Home / Lajme / Maqedoni / Zaev dhe Hysa shkëmbejnë informacione në katër sy për Kumanovën

Zaev dhe Hysa shkëmbejnë informacione në katër sy për Kumanovën

10- korrik-
“Propozimet eventuale të përfaqësuesve ndërkombëtarë që janë të afërta me qëndrimet e LSDM-së, e me të cilat mundësohet që opozita të jetë garantuese e kthimit të institucioneve demokratike dhe organizimit të zgjedhjeve fer dhe demokratike, ja vlen të mendohen”, ka thënë Zaev në këtë takim.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorin kosovar në Shkup, Ylber Hysa. Në takim është biseduar për krizën aktuale politike në Maqedoni dhe për konfliktin që ndodhi në Kumanovë.

Lidhur me situatën politike janë shkëmbyer detaje rreth dështimit të bisedimeve dhe për pritjet nga ardhja e ndihmës sekretares amerikane, Viktoriija Nuland dhe eurokomesarit për zgjerim, Johanes Han.

“Propozimet eventuale të përfaqësuesve ndërkombëtarë që janë të afërta me qëndrimet e LSDM-së, e me të cilat mundësohet që opozita të jetë garantuese e kthimit të institucioneve demokratike dhe organizimit të zgjedhjeve fer dhe demokratike, ja vlen të mendohen”, ka thënë Zaev në këtë takim.

Në takim janë shkëmbyer edhe informacione mes Zaevit dhe Hysës për konfliktin në Kumanovë, njoftuan nga kabineti i kryetarit të LSDM-së.

Ajo që bie në sy në foton e dërguar nga LSDM, është se takimi është realizuar në katër sy, pa prezencë të këshilltarëve as të Zaevit e as të ambasadorit Hysa.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *