Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Epokës së Gruevskit i ka ardhur fundi

Zaev: Epokës së Gruevskit i ka ardhur fundi

5 korrik-“Dërguam një apel të fuqishëm në Maqedoni, rajon, gjithë Evropën e më gjerë se të gjithë ata që keqpërdorin pushtetin mund të kapen në vepër dhe duhet të përgjigjet për veprat e tyre”, theksoi lideri i opozitës maqedonase.

ideri i opozitës, Zoran Zaev sot mori pjesë në debatin e organizuar nga social-demokratët e rinj me temë: “ Si më tutje dhe çfarë do të ndodhë me rënien e Gruevskit.

Në këtë tryezë diskutimi, ai tha se, epokës së Gruevskit i ka ardhur fundi dhe se në pyetje janë modalitetet e ikjes së tij.

Kreu i LSDM-së foli edhe për negociatat me grupet parlamentare për zgjidhjen e krizës politike.

“Negociatat jemi duke i udhëhequre seriozisht. Në këtë drejtim jemi të lirë dhe nuk kemi ndonjë presion. Për disa linja të kuqe nuk lëshojmë pe. Argumentet janë në anën tonë. Qëndrimet tona janë të vërtetuar në të gjitha raportet e fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan,Komisionit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Fundi i Gruevskit ka ardhur, çështje e modaliteteve është largimi i tij”, vlerësoi Zaev.

Ai tha se, ka apeluar që kurr më të mos përsëritet keqpërdorimi i paturpshëm i pushtetit nga ana e politikanëve të pa përgjegjshëm.

“Dërguam një apel të fuqishëm në Maqedoni, rajon, gjithë Evropën e më gjerë se të gjithë ata që keqpërdorin pushtetin mund të kapen në vepër dhe duhet të përgjigjet për veprat e tyre”, theksoi lideri i opozitës maqedonase.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *