Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Gruevski nuk do të organizojë zgjedhjet, Opozita do udhëheq MPB-në

Zaev: Gruevski nuk do të organizojë zgjedhjet, Opozita do udhëheq MPB-në

15 korrik-Ai tha se LSDM do të propozojë Ministrinë e Brendshme, por përskaj kësaj ministrie LSDM do të udhëheq edhe me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Sipas tij kjo parti do të jetë në 5 ministrim ndërsa në ministrinë e financave, bujqësisë dhe administratës do të ketë zëvendësministra me të drejtën e vetos.

Edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka dhënë detajet e ngjajshme të marrëveshjes së arritur midis liderëve të katër partive politike.

Ai theksoi se me negociatat dhe marrëveshjen e arritur u vërtetua gjithçka që ishte pjesë e projektit opozitar “E vërteta për Maqedoninë” se kryeministri Nikola Gruevski dhe njerëzit e tij po udhëheqin pushtetin në mënyrë kriminale dhe fituan zgjedhjet në mënyrë kriminale.

“Gruevski do të jap dorëheqje dhe nuk do të udhëheq qeverinë e cila do të organizojë zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill 2016. Largimi i tij do të ndodhë deri në fundë të këtij viti, ndërsa zgjedhja e qeverisë së re do të jetë më së voni dei më 15 janar. Atë që premtuam dhe e arritëm, kërkuam dhe insistuam dhe u arrit që Nikola Gruevski të mos organizojë zgjedhjet”, deklaroi Zaev.

Ai tha se LSDM do të propozojë Ministrinë e Brendshme, por përskaj kësaj ministrie LSDM do të udhëheq edhe me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Sipas tij kjo parti do të jetë në 5 ministrim ndërsa në ministrinë e financave, bujqësisë dhe administratës do të ketë zëvendësministra me të drejtën e vetos.

Zaev theksoi më tej se do të zgjidhet Prokurori Special që do të hetimet për përgjimet apo dosjen e njohur “E vërteta për Maqedoninë”.

Sipas tij, LSDM dhe opozita në fillim të shtatorit do të kthehet në Parlament dhe do të angazhohet në mënyrë aktive në realizimin e kërkesave dhe reformave të parapara në marrëveshje.

Ai shprehur faleminderime në adresë të bashkësisë ndërkombëtare. Ai përshëndeti të gjithë përkrahësit, ata që qëndruan nën tenda para qeverisë.

“Më 24 prill 2016 do të mbahen zgjedhjet që i kërkoi opozita, ku qytetarët në mënyrë të lirë dhe demokratike do të zgjedhin qeverisjen e re të vendit”, theksoi Zaev duke shtuar se fitorja do të jetë e opozitës dhe qytetarëve të këtij vendi.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *