Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Nuk i njoh gjykatat, janë në shërbim të Gruevskit

Zaev: Nuk i njoh gjykatat, janë në shërbim të Gruevskit

1 korrik- Me këtë komunikim timin publik, Gjykata është e obliguar që në pajtueshmëri me Ligjin për Procedurë Penale menjëherë të caktojë masë paraburgimi dhe të më privojë nga liria. E pres nga sot këtë vendim të Gjykatës. Unë jam në hapësirat e LSDM-së ose në Kampin e Lirisë para Qeverisë”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për refuzimin e ankesave të mbrojtjes lidhur me propozim aktakuzën kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev publikoi ndërprerjen e bashkëpunimit me gjykatat lidhur me rastin “Puçi”, të cilin e quan të montuar politikisht. Ai theksoi se nuk do të merr pjesë në seancat gjyqësore lidhur me këtë rast dhe u bëri thirrje institucioneve që ta arrestojnë, ashtu siç parashikon ligji në rastet kur i dyshuari refuzon përmbushjen e masave të sigurisë, të caktuara nga gjykata.

“Nuk e njoh gjyqësorin si pushtet të pavarur me Kushtetutë dhe Ligj. Gjyqësori është nën kontroll të plotë të Nikolla Gruevskit dhe pushtetit të tij. Nuk do të marr pjesë në seancat e caktuara gjyqësore. Nuk do të vazhdoj të respektoj masën për paraqitje në Gjykatë çdo të hënë në ora 9 dhe masat e tjera për sigurimin e prezencës për realizimin e procedurës penale. Me këtë komunikim timin publik, Gjykata është e obliguar që në pajtueshmëri me Ligjin për Procedurë Penale menjëherë të caktojë masë paraburgimi dhe të më privojë nga liria. E pres nga sot këtë vendim të Gjykatës. Unë jam në hapësirat e LSDM-së ose në Kampin e Lirisë para Qeverisë”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Edhe përkundër proceseve gjyqësore mbi kokën e tij, Zaev tha se do t’i vazhdojë bisedimet me kryeministrin Gruevski, për shkak të domosdoshmërisë për largimin e tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *