Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Prokurori special, ka dëshmi të mjaftueshme për ngritjen e padive penale ndaj Gruevskit dhe njerëzve të tij

Zaev: Prokurori special, ka dëshmi të mjaftueshme për ngritjen e padive penale ndaj Gruevskit dhe njerëzve të tij

24 korrik-
Iniciativa për prokurorin special sipas Zaevit do të vijë nga opozita, por ai pret që njerëz profesionist dhe të guximshëm, të dalin vetë në sipërfaqe periudhën në vazhdim. Përveç prokurorit, Zaev theksoi se do të kthehet edhe korrektuesit e tjerë në shoqëri, si Agjencia e Mediave, Enti për Revizion dhe të tjera.

Prokurori special ka dëshmi dhe materiale të mjaftueshme për ngritjen e padive penale kundër kryeministrit Gruevski dhe njerëzve të afërt të tij, të përfshirë në përgjimet e publikuara që diktojnë vepra të mundshme penale. Kështu vlerëson kreu i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për të përjavshmen “Fokus”, i bindur se Prokurorit special i mjaftojnë 3 muaj kohë për procedimin e këtyre rasteve, siç i mjaftuan Prokurorit aktual për ngritje e akt-padive për rastin “Puçi”. Përgjimet, sipas Zaevit, zbardhën informacione të mjaftueshme që mund të konfirmohen lehtë me hetim të pavarur.

“Pushteti në fillim thoshte se materialet janë të ngjitura dhe krijuara. Tani nuk e thotë atë, thotë se ka indikacione. Por “Kosmos” nuk është indikacion. Kryeministri ka nxitur dhe organizuar rrënimin e objektit. “Kosmos” është rrënuar. Ja edhe parcelat në Vodno për të cilat fliste, dëshironte t’i ndërtojë, ja po i ndërtojnë. Manipulimet zgjedhore që dëgjoheshin në “bombat”, ata qëndrojnë edhe në raportet e OSBE/ODIHR-së, Most-it, Civil-it, gjithçka është dokumentuar. Fshehja e vrasjes së Martin Neshkovskit nuk është indikacion. Ishte tabu-temë që u zbardh. Për të ruajtur pozitat dhe njerëzit e tyre, Gruevski dhe Jankullovska kanë qenë të gatshëm të shkojnë deri në fund, për të ruajtur kolltukët. Të gjitha indikacionet në këtë rast mund të dëshmohen qartë, konkretisht dhe në mënyrë precize, mjafton një njeri i guximshëm dhe i vendosur”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Përveç 32 padive të dorëzuara tashmë nga LSDM-ja, Zaev paralajmëroi edhe padi të tjera, në bazë të përgjimeve të pa publikuara. Në këtë mënyrë shumë raste të pa publikuara, mes të cilave edhe Monstra, sipas Zaevit do të zbardhen edhe për opinionin publik.

“Të gjitha shkojnë tek Prokurori special. Ka grup punues që duhet t’i përgatitë paditë penale në bazë të materialit të pa publikuar nga “E vërteta për Maqedoninë”. Duhet të sigurohet transparencë, “Monstra”, Televizioni A1, Lustrimi, Regjistrimi… të gjitha këto materiale do të shkojnë tek prokurori special dhe në këtë mënyrë do të prekin në opinion dhe do të procedohen nga institucione publike të pavarura. Por qytetarët duhet të dinë, nuk ka material aq preciz dhe i qartë që mund të thuhet me siguri se disa njerëzve do t’i ndryshojë fati nga ato materiale. Atë do ta vlerësojnë institucionet në krye me prokurorin, sidomos nëse ka material që mund të implikojë zhvillim krejt tjetër të institucioneve të caktuara”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Iniciativa për prokurorin special sipas Zaevit do të vijë nga opozita, por ai pret që njerëz profesionist dhe të guximshëm, të dalin vetë në sipërfaqe periudhën në vazhdim. Përveç prokurorit, Zaev theksoi se do të kthehet edhe korrektuesit e tjerë në shoqëri, si Agjencia e Mediave, Enti për Revizion dhe të tjera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *