Home / Lajme / Maqedoni / Zaev sot do ta thotë qëndrimin e vet, ndaj vendimit të gjykatës për rastin “Puç”

Zaev sot do ta thotë qëndrimin e vet, ndaj vendimit të gjykatës për rastin “Puç”

1 korrik-Ky vendim i gjykatës u njoftua një ditë para seancës së caktuar publike mbi vlerësimin e aktakuzës për rastin në të cilin Zaev është akuzuar kinse ka pranuar ryshfet nga një biznesmen i Strumicës.

Para publikut maqedonas sot do të njoftojë qëndrimin e tij mbi vendimin e gjykatës, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev për Deutsche Welle, pasi dje Gjykata Penale pranoi aktakuzën kundër tij për rastin “Puç” dhe i hodhi poshtë kundërshtimet e mbrojtjes.

Ky vendim i gjykatës u njoftua një ditë para seancës së caktuar publike mbi vlerësimin e aktakuzës për rastin në të cilin Zaev është akuzuar kinse ka pranuar ryshfet nga një biznesmen i Strumicës. Zaevi i akuzuari i katërt për rastin “Puç” dhe ngarkohet për dhunë kundër zyrtarëve të lartë të pushtetit.

Për njohësit e situatës së brendshme në gjyqësor, vendimi i gjykatës ishte i pritur – thotë Gordan Kallajxhiev, profesor në Fakultetin Juridik të ‘Kiril dhe Metodij’, për Deutsche Welle, duke vënë në dukje se në këtë vendim gjykata njehë të gjitha “simptomat dhe sëmundjet” për të cilat deri më tani nga organizatat relevante ndërkombëtare, gjyqësori shihej si shumë e varur dhe e kontrolluar politikisht nga pushteti

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *